Isco do të ndërpresë kontratën me Sevilla

December 20, 2022
1 minut lexim

Ish-ylli i Real Madridit, Isco është shumë pranë që ta shkëpusë kontratën me Sevillan, duke e ndërprerë një marrëveshje e cila nuk ishte e supozuar të përfundonte deri në vitin 2024.

Sevilla është në bisedime për të ndarë rrugët me Iscon, dhe këtë gjë e konfirmojnë burimet e “GOAL”.

30 vjeçari nuk po ka hapësirë të mjaftueshme te Sevilla pasi ish-trajneri, Julen Lopetegui, i cili e inkurajoi Iscon të nënshkruante me Sevillan si lojtar i lirë pasi u largua nga Real Madridi, u shkarkua në fillim të tetorit dhe u zëvendësua nga Jorge Sampaoli.

Kontrata e Iscos, e cila do të skadonte në vitin 2024, do të ndërpritet menjëherë.

Isco kishte një marrëdhënie të ftohtë me drejtorin e futbollit te Sevilla, Monchi, dhe po stërvitej vetëm (thuhet për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës) para fillimit të Kupës së Botës.

Mediumi spanjoll, “Marca” fillimisht raportoi se të dy palët po kërkonin një rrugë për të arritur marrëveshje për të shkëputur kontratën në mes të muajit nëntor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukrainë: Rusia mund të përgatisë një ofensivë të re në Bjellorusi

Story i radhës

(VIDEO) Mariçiq ka harxhuar më shumë për udhëtime, Osmani dhe Grubi për të ngrënë

Të fundit nga

ShkoLartë