Newcastle e ka bërë një goditje të madhe sot.
Klubi anglez i ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Sociedadit, Alexander Isak.
Kështu, pronarët arabë të Bardhezinjve e kanë bërë goditjen e parë të madhe.
Me këtë rast, klubi anglez do t’i shpenzojë 75 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.
Ky njëherësh do të jetë një rekord absolut për Newcastlen, i cili nuk ka shpenzuar aq shumë para deri tash për një lojtar.
22 vjeçari suedez lidhej me një kalim të mundshëm në Arsenal, por në fund e zgjodhi Newcastlen.
Ai i ka realizuar 44 gola në 132 ndeshje me ekipin nga La Liga.