Partia e Ziadin Selës që humbi zgjedhjet lokale me një rezultat të thellë ka marrë sot një tjetër goditje nga Anketa e re e Qendrës për Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut IRI, shkruan Tetovasot.
Goditjen e madhe ia kanë dhënë shqiptarët dhe simpatizesit e ASH-së ku brenda një viti ai ka rënë më shumë se gjzsma e reijtingut të tij si lider i ASH-së nga 5% ajo ka rënë në vetëm 2 % një rënie katastrofale për ASH-në dhe liderin SELA.
Nuk duhet të anashkalohet edhe problemet e fundit të kandidimit të Selës ku gjysma e ASH-së nuk e shohin më si lider të ardhshëm pasi ai e ka uzurpuar partinë njejtë si Menduh Thaçi.
Në këtë drejtim jo vetëm partia por edhe vetë kreu aktual ka humbur shumë mbështetjen sipas rezultateve të kësaj ankete.
Rezultatet e sotme mund të ndërlidhen edhe me bashkëpunimin e këtij subjekti me partinë opozitare maqedonase Vmro Dpmne, koalicion ky që për partinë e Selës nuk u mirëprit mirë në zgjedhjet lokale duke i humbur kësaj partie rreth 30 mijë vota dhe duke e lënë me vetëm dy komuna që i kishte në katër vitet e shkuara dhe duke humbur një tjetër.
Më pas partia e Selës bashkëpunoi edhe me partinë nacionaliste Levica në tentimin për rrëzimin e qeverisë, qeverinë evropiane duke e dashur të çojë në një qeveri pro ruse kundër NATO-s, kundër BE-së, kundër Amerikës dhe kundër Kosovës. Ky reshtim bashkë me Lëvizjen BESA shqiptarët ua kanë dhënë grushtin e fortë dy partive që gati se janë përgjysmuar që nuk dihet në zgjedhjet e ardhshme mund të marin edhe një goditje tjetër pasi edhe Sela edhe Kasami pas shumë humbjeve sërish mbeten lider të partive politike.
Ndryshe anketa u zbatua nga BRIMA, ndërsa të dhënat janë marrë më 27 nëntor deri më 23 dhjetor.