irani publikon detaje te memorandumit me shba ne 6a303bf0cf7cd

Irani publikon detaje të memorandumit me SHBA-në

June 15, 2026
1 minut lexim

SHBA do të heqë plotësisht sanksionet ndaj Iranit dhe do të paguajë reparacione si pjesë e kornizës së dakorduar për t’i dhënë fund luftës, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Esmaeil Baghaei e tha këtë në konferencën e përditshme për shtyp, duke ndarë disa nga përmbajtjet e marrëveshjes së arritur, sipas versionit iranian, shkruan skynews.

Çfarë parasheh marrëveshja, sipas pretendimeve të Iranit?

Fondet iraniane: Zhbllokimi i aseteve të Iranit dhe dëmshpërblimet e luftës janë dy prioritete të rëndësishme ekonomike në këtë memorandum mirëkuptimi, dhe SHBA angazhohet për zbatimin e tyre.

Sanksionet: Uashingtoni duhet të heqë të gjitha sanksionet primare dhe sekondare, si dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të gjitha kufizimet për shitjen e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane do të hiqen menjëherë me nënshkrimin e memorandumit.

Programi bërthamor: Detajet e këtyre çështjeve bërthamore dhe ekonomike do të finalizohen brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Ngushtica e Hormuzit: Sipas memorandumit, Irani do të garantojë sigurinë dhe kalimin e sigurt të anijeve në këtë korridor të rëndësishëm detar, në bashkëpunim me Omanin dhe në konsultim me palët e interesuara. Do të vendosen tarifa.

Libani: Ky vend përmendet tri herë në memorandum, dhe theksohet veçanërisht sovraniteti dhe pavarësia e tij territoriale.

Shkeljet: Nëse SHBA nuk i përmbush detyrimet e saj sipas marrëveshjes, Teherani do të marrë masa reciproke.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes dhe ka deklaruar se ajo do të nënshkruhet më 19 qershor (e premte) në Gjenevë të Zvicrës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

euronews shqiperia siguron be ne se projekti turistik i lidhur me kushner do te permbushe standardet mjedisore 6a303b93db715
Lajmi i mëparshëm

Euronews: Shqipëria siguron BE-në se projekti turistik i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

sonte finalja e madhe e fermavip adioni tregon fituesin e tij dhe flet per raportin me olen 6a303cc69dee5
Lajmi i radhës

Sonte finalja e madhe e ‘FermaVip’, Adioni tregon fituesin e tij dhe flet për raportin me Olën

Të fundit nga

ShkoLartë