sonte finalja e madhe e fermavip adioni tregon fituesin e tij dhe flet per raportin me olen 6a303cc69dee5

Sonte finalja e madhe e ‘FermaVip’, Adioni tregon fituesin e tij dhe flet për raportin me Olën

June 15, 2026
1 minut lexim

Finalja e madhe e “Ferma VIP” mbahet sonte dhe emocionet janë në kulm, ndërsa publiku pret të mësojë emrin e fituesit të këtij edicioni.

Në një prononcim, ish-fermeri Adioni ka ndarë mendimet e tij për finalistët, eksperiencën në fermë dhe raportet që ka ndërtuar gjatë rrugëtimit të tij.

Sipas tij, fituesi më i merituar i këtij edicioni është Vis Pupa.

“Per mendimin tim duhet me fitu Vis Pupa, me puntori, ka fitu tgjitha sfidat, ka folur vetem fjal me vend, pra nese eshte ky Reality Show ndryshe nga te tjeret siç edhe na kanë thënë atëherë askush se meriton fitoren ma shum se Visi”, u shpreh Adioni.

I pyetur nëse ndonjë nga fermerët ka qenë “false” gjatë lojës, ai zgjedh të mos etiketojë askënd, duke theksuar se shumë prej banorëve kanë luajtur role të caktuara si pjesë e strategjisë për të qëndruar më gjatë në garë.

Sa i përket miqësive të krijuara, Adioni thotë se nuk mban hatërmbetje ndaj askujt dhe dëshiron të ruajë raportet me të gjithë ish-banorët.

“Çfarë ka ndodhur në fermë, ka mbetur aty. Jashtë nuk mbaj inat për asgjë dhe vazhdoj t’i respektoj të gjithë,” tha ai.

Një nga temat që ka ngjallur më shumë interes është raporti i tij me Olën pas daljes nga reality show. Për këtë, Adioni u përgjigj shkurt, por mjaftueshëm për të lënë të kuptohet se gjërat po ecin mirë:

“Për mashallah.”

Ai gjithashtu tregon se nuk do të ndryshonte asgjë nga loja e tij, duke u shprehur krenar për mënyrën se si është paraqitur para publikut.

“Kam qenë pa filtra dhe pa lojë. Besoj se publiku e ka vlerësuar faktin që kam qenë vetvetja nga dita e parë deri në fund,” përfundoi Adioni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani publikon detaje te memorandumit me shba ne 6a303bf0cf7cd
Lajmi i mëparshëm

Irani publikon detaje të memorandumit me SHBA-në

mepso ne mbledhjen e legal and regulatory group prane entso e 6a303f63723a8
Lajmi i radhës

MEPSO në mbledhjen e Legal and Regulatory Group pranë ENTSO-E

Të fundit nga

ShkoLartë