euronews shqiperia siguron be ne se projekti turistik i lidhur me kushner do te permbushe standardet mjedisore 6a303b93db715

Euronews: Shqipëria siguron BE-në se projekti turistik i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

June 15, 2026
1 minut lexim

Sipas një raportimi të Euronews, Komisioi Europian ka deklaruar se Albania i ka dhënë garanci se projekti turistik me vlerë rreth 1.4 miliardë euro, i lidhur me biznesmenin Jared Kushner, do të përmbushë standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha në një konferencë për shtyp se autoritetet shqiptare kanë siguruar Komisionin Europian se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane, shkruan Euronews.

“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të bëhet një vlerësim i plotë mjedisor dhe se standardet evropiane do të respektohen,” deklaroi Kos.

Shqipëria mbetet një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në BE, por për të përmbyllur negociatat duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të Unionit, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.

Projekti luksoz, i vlerësuar mbi 1.4 miliardë euro, ka shkaktuar protesta në vend, pasi parashikohet të zhvillohet në një zonë të mbrojtur ekologjikisht në bregdetin e Adriatikut.

Më herët, përfaqësues të Komisionit Evropian kishin kërkuar nga autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesë, për të shmangur çdo rrezik ndaj procesit të integrimit të vendit.

Nga ana e saj, Kos theksoi se e drejta e protestës është një liri themelore në BE dhe në vendet kandidate, ndërsa procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në monitorim të vazhdueshëm dhe respektim të rregullave evropiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vv arrin 52 deputete synon te 53 in pacolli faleminderit mergate 6a303b158549b
Lajmi i mëparshëm

VV arrin 52 deputetë, synon të 53-in – Pacolli: Faleminderit mërgatë

irani publikon detaje te memorandumit me shba ne 6a303bf0cf7cd
Lajmi i radhës

Irani publikon detaje të memorandumit me SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë