Kryeparlamentari Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Irani “nuk do të ndalojë vetëm rrugën e negociatave, por do të hyjë edhe në përballje të drejtpërdrejtë me armikun”, pas sulmeve të vazhdueshme izraelite në Libanin jugor dhe kryeqytetin Bejrut.
Ghalibaf sulmoi ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke thënë se “ata nuk janë të angazhuar as për armëpushim e as që besojnë në dialog, dhe me bllokadën detare e shkeljen e marrëveshjeve për Libanin, tregojnë se kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”.
Në një postim në X, Ghalibaf – i cili është edhe negociatori kryesor i Iranit në bisedimet me SHBA-në – shtoi se “bllokada detare kundër kombit iranian dhe drita jeshile e Amerikës sot për regjimin sionist, i kthejnë bazat dhe asetet amerikane e të regjimit në rajon në objektiva legjitime”.
Deklarata e Ghalibaf vjen në një moment tensionesh të larta rajonale, ku Irani po rrit presionin ndaj Izraelit dhe SHBA-së, duke paralajmëruar mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në rast se sulmet ndaj Libanit vazhdojnë.
Burimi: botasot.info


