Iran, në disa rajone mësimi do të mbahet onlajn për shkak të ndotjes së ajrit

min lexim

Njofohet se në disa rajone të kryeqytetit të Iranit, Teheran, dhe provincat Elborz, Kum, Khuzestan, Isfahan dhe Qazvin, mësimi në shkolla do të mbahet onlajn për shkak të ndotjes së ajrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Guvernatori i Teheranit, theksohet se indeksi i ndotjes së ajrit në disa pjesë të kryeqytetit u rrit në mbi 200, duke paraqitur rrezik për të gjitha grupet.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe miratimin e Grupit Punues Emergjent për Ndotjen e Ajrit, gratë shtatzëna, nënat me fëmijë nën moshën 6 vjeç ose të shkollës fillore, si dhe personat që kanë sëmundje ose marrin pjesë në grupet e ndjeshme do të punojnë onlajn.

Në shumë rajone të provincave Elborz, Qom, Isfahan, Khuzestan dhe Qazwin, përfshirë universitetet, mësimi do të mbahet nëpërmjet internetit.

Gazrat e shkarkimit nga automjetet dhe motoçikletat e vjetra janë ndër faktorët që rrisin ndotjen e ajrit në Teheran.

Për këtë arsye, në Teheran shkollat ​​pushojnë shpesh. Kryeqyteti iranian vlerësohet të jetë ndër tri qytetet e para në renditjen botërore për sa i përket ndotjes së ajrit.





Story i mëparshëm

Demokracia në Kosovë

Story i radhës

I dënuar për trafikim droge në Shqipëri e Mal të Zi, merr fund arratia për 43-vjeçarin nga Berati

Të fundit nga