Kanë kaluar dy vite që kur Apple lançoi versionin e fundit të iPhone SE dhe së fundi një model i ri ka mbërritur. Në evenimentin e datës 8 Mars, Apple prezantoi iPhone SE e ri i cili ashtu si paraardhësit përfaqëson një version me kosto të përballueshme të flagshipëve.
Telefoni buxhetor vjen me procesorin A15 Bionic dhe teknologjinë celulare 5G. Ajo që çudit sot pas disa vitesh Face ID, smartfoni mban butonin fizik Home, skanerin e shenjave të gishtërinjve Touch ID dhe një kamër të pasme. Në të vërtetë është identik me paraardhësin.
iPhone SE i ri do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra që Apple i referohet si: Midnight, Starlight dhe Kuqe. Ekrani është po ai, 4.70-inç Retina HD.
Është i mbuluar në xham dhe Apple thotë se është xhami më i fortë në një smartfon. Është i njëjti xham përdorur në iPhone 13.
iPhone SE gjithashtu vjen me rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP67 ndërsa kompania premton më shumë jetëgjatësi baterie falë efikasitetit që sjell A15 Bionic dhe iOS 15.
Edhe pse ka vetëm një kamër të pasme prej 12-megapiksel, Apple thotë se iPhone SE vjen me një sistem të ri kamerash duke shtuar funksionalitete që kemi parë në iPhone 13 si stile fotografike, Smart HDR 5 dhe Deep Fusion.
Së fundi Apple tha se iPhone SE përbëhet nga materiale të riciklueshme.
Porositë për smartfonin fillojnë të Premten më 11 Mars dhe shitjet nga data 18 Mars. Çmimi i tij fillon nga 429 dollarë. /PCWorld Albanian