iPhone 14 Pro nuk është aspak i lehtë për tu riparuar

min lexim

Menjëherë pas debutimit ë linjës iPhone 14 ditën e Premte, iFixit hyri në brendësi të një iPhone 14 Pro Max duke zbuluar disa surpriza.

Nëse një përdorues thyen xhamin e pasëm të telefonit, e ka thuajse të pamundur ta riparojë vetë ndërsa një vizitë në një dyqan Apple jashtë garancie do tu kushtojë 549 dollarë.

iFixit zbuloi se në modelet Amerikane të iPhone 14, Apple nuk e ka zëvendësuar portën e katës SIM me një komponentë tjerë ndërsa hapësira e saj mbetet bosh.

Është një shumë një përpjekje e kompanisë për të shtyrë përpara kartat eSIM sesa për të kursyer hapësirë. iFixit gjithashtu nuk arriti të gjejë një antenë satelitore për komunikimin urgjent duke sugjeruar se Apple përdor ose antenat celulare ose ato Wi-Fi për të dërguar mesazhet SOS.

Riparimi i iPhone 14 Pro nuk është aq i vështirë përtej pjesëve të cilat kërkojnë aktivizimin e iPhone. Vetëm nëse Apple harmonizon dizajnin, ata përdorues që dëshirojnë të riparojnë vetë telefonët duhet të bëjnë sakrifica nëse duan një iPhone që mund ta rregullojnë vetë pa shumë mund. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Njeriu që ‘vuan’ për hir të modës! Kim Kardashian është e aftë të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur…

Story i radhës

Portugalia nderon Cristiano Ronaldon

Të fundit nga