Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi mbetet veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të RK-së

min lexim

Inxh.Mr. Sc. Nexhmedin Arifi u lind në fshatin Sllatinë e Epërme në vitin 1955 të komunës së Vitisë, ai rrjedh nga një familje me taban atdhetar i edukuar nga odat tradicionale shqiptare dhe i shkolluar me gradat shkencore, ai qysh si i ri ishte i brymosur me ide përparimtare e liridashëse. Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte nip i derës fisnike të atdhetarit të madh Xhemajl Arifit i cili ishte i njohur në popull si Mulla Xhema i Sllatinës, që kishte dhënë një kontribut të pakontestuar për çështjen kombëtare si kryetar i “Gjyqit të Paqit” për Anamoravën e Epërme si dhe kryetarë i komunës së Sllatinës së Epërme i zgjedhur me votën e lirë të popullit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mulla Xhemë Sllatina u pushkatua nga komunistat-serbo-çetnikë në masakrën e Gjilanit në fund të vitit 1944 bashkë me 8000 shqiptarë të pafajshëm.

-Nexhmedin Arifi ishte profesor gjatë viteve 1978-1982 në Gjimnazin atëherë të ashtquajtur “Boro e Ramizi” që tani quhet “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ai punoi gjatë viteve 1982-1989 shef i prodhimit të fabrikës së Vinex-it në Viti.

-Nexhmedini ishte edhe veprimtar e kontribues i palodhur i ilegalës për çështjen kombëtare. Më 28. 03. 1989 kur Kosovës iu hoq edhe ajo pak autonomi që kishte më parë nga shteti serb, shqiptarët me frymë të fuqishme kombëtare në Kosovë u seleksionuan nga shteti serb dhe u morën me dhunë në të ashtquajturin “izolim” famkeq dhe u dërguan për në Serbi. Kjo valë e shëmtuar e armikut shekullor e përfshiu edhe komunën e Vitisë.

-Për komunën e Vitisë armiku shekullor serb me bashkëpunëtorët e tij iu bëri atdhedashsëve të popullit shqiptar të ashtquajturin “izolim” inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifit nga fabrika “Vinex” ku punonin me qindëra e qindëra punëtorë, dhe dy bashkëvëndësve të tij nga fshati Sllatinë e Epërme, Fahri Imerit (më parë ish i burgosur politik i dënuar me 6 vite burg) dhe Përparim Azemit (më parë i izoluar). UDB-ja serbe mori në të ashtquajturin “Izolim” famkeq edhe dy sodovinasitë nga fshati Sodovina e Jerlive prof. Jakup Jahirin i cili ishte i veçuar jo vetëm për Gjimnazin e ashtquajtur “Qendra Shkollore Boro e Ramizi” në Viti, por ai ishte rast i veçantë nga i tërë arsimi i Komunës së Vitisë, UDB-ja serbe mori edhe Gursel Sylejmanin, ish i burgosur politik, (tashmë edhe hero i kombit shqiptar së bashku me vëllain e tij Bajram Sylejmani), ndërsa nga fshati Vërban u morë në izolim edhe Abdyl Bajrami (gjithashtu më parë i dënuar me burg të rëndë politik).

-Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi gjatë viteve 1999-2000 ishte drejtor i fabrikës në “Vinex” në Viti, poashtu gjatë viteve 2000-2002 ai ishte nënkryetar i komunës së Vitisë. Nexhmedini gjatë viteve 2002-2007 ishte menaxher i Shtëpisë së Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani” në Viti, ai gjatë viteve 2007-2013 udhëhoqi funksionin e kryetarit të komunës në Vitisë, tashmë ai është pensioner dhe jeton në fshatin e tij të lindjes, ishte dhe mbeti i përkushtuar për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor të RK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Miriami shtatzënë, vëllai në koma, mami e sëmurë rëndë’, Alban Skënderaj rrëfen për momentet më të vështira të jetës

Story i radhës

“Zjarret në fund i shuan ushtari…”- Berisha shpërndan deklaratën e Niko Peleshit: Skandaloze!

Të fundit nga