Investimi ushtarak në Shqipëri e Kosovë do ishte siguri për paqen në rajon

min lexim

Politika dhe politikanët shqiptarë nuk e kanë shqetësim interesin e Shqipërisë e as të Kosovës por e kanë hallin se si të grabisin e të vjedhin pasurinë dhe paranë publike, e kanë hallin si të vjedhim nëpër tendera e në investime publike, si të sigurojnë favore korruptive e punësimi familjarëve dhe të afërmëve të tyre; e kanë hallin e problemin si t’u marrin qytetarëve para qoftë edhe për një shërbim të vogël administrativ.

Korrupsioni ka paralizuar shtetin e shoqërnië dhe në këtë gjëndje Shqipëria e Kosova janë dy shtetet më të prapambetura e më të pazhvilluara ekonomikisht, demokratikisht dhe ushtarakisht në Europë.

Politikanët e papërgjegjshëm shqiptar krenohen me faktin se Shqipëria e Kosova janë të sigurta sepse kanë aleat strategjik SHBA-të dhe NATO-n dhe nuk guxojnë të tjerët që ta sulmojnë Shqipërinë e Kosovën.

Shqiptarët aleat strategjik e jetik kanë SHBA-të, dhe aleatë besnik në Ballkan shqiptarët kanë Turqinë dhe Kroacinë.

Shqiptarët kane se ku të marrin shembull, p.sh. se si Izraeli nje shtet me territor dy herë më i vogël se Shqipëria e Kosova pavarësisht se ai ka mbështetje dhe aleancë strategjike e jetike me SHBA-të, Izraeli ka ushtrinë më të fortë në rajon , dhe të armatosur me armët më moderne që kanë supershtetet më të fuqishme të Botës, falë së cilës ai ka siguruar shtetin dhe kombin e vet.

Duke parë atë se cfarë po ndodh në Ballkan, ku dy fqinjët e shqiptarëve e që në fakt janë edhe armiqtë më të mëdhej të tyre, pikërisht si Serbia ashtu edhe Greqia po armatosen vazhdimisht dhe fuqishëm me armët më moderne, atëhere edhe shqiptarët, Shqipëria e Kosova, duhet të armatosen , sepse ato janë të kërcënuara direkt prej këtyre armiqve historikë dhe të egër.

Greqia si antare e NATO-s madje jo vetëm se blen armët më moderne perendimore, por ajo ka blerë madje nga Rusia edhe armë kunderajrore,raketa S-300, e ndërsa Serbia ka blerë armët më moderne që ka Rusia e Kina por edhe nga Franca.

Ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk kanë as aeroplanë,as tanke, as raketa e as armë moderne.Shqipëria e Kosova duhet të kërkojnë armë nga SHBA dhe nga shtetet e NATO-s si Gjermania,Italia, Franca e Britania.

Nga aleatët besnik të cilët i kanë ofruar ndihmë ushtarake shqiptarëve është Turqia por që cuditërisht nuk kuptohet se përse Shqipëria e Kosova nuk janë të interesuara për të marrë armë moderne e dronë nga Turqia, kur këtë gjë Turqia është mëse e gatshne për t’ua ofruar Shqipërisë e Kosovës me shumë se kujdo tjetër në Botë, dhe kur Turqisë ia kërkojnë këtë Ukraina dhe shtetet antare të NATO-s si Polonia, Lituania, Bullgaria e Rumania e deri madje edhe Serbia.

Kundër armatosjes së shqiptarëve janë Serbia e Greqia si dhe zgjatimet e tyre në Shqipëri e Kosovë, shqipfolësit turkofobë serbo-grekofilë të cilët trillojnë lloj-lloj fantazish, shpifjesh e alibirash urrejtëse e përcarëse kundër marrëdhënieve shqiptaro-turke.

Por tashmë dihet se pas SHBA-ve shqiptarët aleatin më besnik e të sinqertë kanë Turqinë.

Pavarësisht se cfarë marrëdhëniesh ndërshtetërore ekonomike, tregtare e turistike ka dhe zhvillon Turqia me Rusinë, Serbinë apo edhe me Kinën, një gjë dihet se shteti turk ka qëndrim tërësisht e diametralisht të kundërt me ta në lidhje me Kosovën dhe me shqiptarët.

Shqipëria e Kosova duhet të shohin interesat e veta,dhe mos t’ia bëjnë si dikur që Shqipëria u prish me Kinën pse Mao Ce Duni nuk e pyeti Enver Hoxhën kur ai takoi ishpresidentin amerikan Nikson.

Gjithcka e mirë dhe e dobishme duhet mirëpritur e respektuar pa ma marrë parasysh se nga vijnë ato. Kjo është politika e mirë dhe e interesit reciprok.

Psh. ta zëmë se ashtu sikurse mirëpritet cdo njohje e re për Kosovën , kjo duhet të mirëpritet edhe nëse Kosovën e njohin p.sh. edhe Kina, Brazili, Vatikani, India e të tjerët.

Turqia i ka vlerësuar gjithmonë shqiptarët, ajo ka kontribuar edhe për antarësimin e Shqipërisë në NATO e po kështu ka shprehur edhe mbështetje për antarësimin edhe të Kosovës në NATO, dhe ka deklaruar se shqiptarët luajnë rolin kyc në Ballkan, dhe ky rol tashmë duhet aktualizuar edhe si vullnet i shqiptarëve për sigurinë kombëtare së pari por edhe për t’i dhënë garanci e siguri paqes në rajon.

Krahas konsolidimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë me institucione të forta duhet parë vështrimi dhe rëndësia edhe e forcimit të elementit ushtarak si garanci kombëtare dhe si mjet për sigurinë e paqes.

Askush nuk ka pse të ketë frikë nga armatosja e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe aq më tepër kur dy shtete armike të shqiptarëve amatosen për ditë e më shumë.

Në Shqipëri e Kosovë investimi ushtak do ishte bazë e siguri për paqen në rajon.

Përderisa të gjithë antarët e NATO-s po armatosen vazhdimisht , atëhere edhe Shqipëria e Kosova duhet të armatosen si ato.

Shqiptarët nuk duhet të flenë, të rrinë e të ndjehen të sigurt se janë në NATO dhe i mbrojnë të tjerët, por në radhë të parë të përgatiten e të armatosen për ta mbrojtur veten, sepse shikoni se në Ukrainë luftën dhe mbrojtjen po e bëjnë ukrainasit e armatour sepse të paarmatosur atë e sulmoi dhe pushtoi territore të saj shumë lehtë Rusia, ashtu sikurse edhe populli Azerbajxhanit pasi u armatos mirë ushtarakisht luftoi dhe fitoi kundër pushtimit armen.

Nëse UCK-ja do të kishte pasur armë moderne shumë më e madhe dhe më e sukseshme do të kishte qenë fitorja e saj kundër Serbisë. Prandaj Shqipëria e Kosova duhet të armatosen.Shqipëria duhet të armatoset e të forcohet ushtarakisht kundër Greqisë e cila gjithmonë mbetet kërcënim, pavarësisht se Veriu i Greqisë është tokë shqiptare,por Greqia vazhdon dhe nuk heq dorë për t’i marrë përsëri territore dhe hapësirë ujore Shqipërisë, ashtu sikurse Serbia që akoma Kosovën e quan Serbi.

Vetëm kur Shqipëria e Kosova të jenë të forta ushtarakisht atëhere ato do ua imponojnë fqinjëve të tyre rolin kyc dhe do te jene aktorë të fuqishëm që garanton paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Shqiptarët aleat strategjik e jetik kanë SHBA-të, dhe aleatë besnik në Ballkan shqiptarët kanë Turqinë dhe Kroacinë.

Story i mëparshëm

​Mitrovicë, sot protestohet për rastin e Betina Ymerit

Story i radhës

​Kur fillon puberteti dhe si manifestohet

Të fundit nga