Investimet në rrjetet fikse dhe celulare pësuan rënie vitin e kaluar

May 27, 2022
min lexim

Investimet e operatorëve të komunikimeve elektronike pësuan rënie vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se rënia preku si segmentin e shërbimeve celulare, ashtu edhe atë fikse.

Mbështetur në shifrat e raportuara në AKEP, vitin e kaluar tre operatorët e shërbimeve celulare investuan gjithsej 4.6 miliardë Lekë ose rreth 38 milionë Euro.

Krahasuar me një vit më parë, vlera e investimeve të operatorëve celularë ra me 33%. Investimet e operatorëve celularë shkojnë kryesisht në përmirësimin dhe përditësimin e kapaciteteve të rrjeteve, sidomos në funksion të rritjes së shpejtë të përdorimit të internetit. Në vite të veçanta, megjithatë, një pjesë e mirë e investimeve shkojnë për marrjen në përdorim të frekuencave ose rinovimin e këtyre të drejtave.

Volumi i të dhënave të transmetuara nëpërmjet internetit në rrjetet mobile, arriti në rreth 155 milion GB (gigabyte). Kjo përbën një rritje rreth 75% krahasuar me vitin 2020.

Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese në rritje, shtrohet nevoja për investime të vazhdueshme në rrjete. Operatorët raportojnë se rreth 82% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.

Sipas AKEP, mbulimi i territorit dhe i popullsisë së vendit me rrjet 4G shënoi përmirësime të mëtejshme gjatë vitit të kaluar. Operatorët raportojnë një shkallë mbulimi që arrin deri në 95.9% të territorit dhe 98.9% të popullsisë me rrjete 5G.

Edhe investimet e operatorëve të rrjeteve fikse pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas AKEP, bazuar në raportimet e kryera, përgjatë vitit 2021, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.4 miliardë lekë investime, 14% më pak krahasuar me vitin 2020. Investimet kanë shkuar kryesisht për përmirësimin e aksesit të shërbimeve broadband, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.

Sipas AKEP, gjithnjë e mё shumë sipërmarrësit qё ofrojnё shёrbimet broadband nga rrjetet fikse po i zhvendosin linjat e tyre nga lidhjet me DSL (dhe kombinimet me tё) drejt ofrimit tё kёtij shёrbime nёpёrmjet fibrave optike (FTTH/FTTB) tё cilat mundësojnë transmetim me shpejtёsi dhe cilёsi shumё mё tё lartё.

AKEP vlerëson se nё fund tё vitit 2021 numri i lidhjeve bazuar nё teknologjinё DSL ёshtё ulur nё rreth 85 mijё nga rreth 170 mijё qё numёronte nё vitit 2019, sikundёr numri i lidhjeve me teknologji FTTH/FTTB nё fund tё vitit 2021 arriti nё mbi 314 mijё nga rreth 142 mijё nё vitin 2019.

Përmirësimet në infrrastrukturën e ofrimit të shërbimit kanë sjellë edhe rritje të shpejtësisë mesatare të lidhjes. Gjatë vitit 2021, pjesa e pajtimtarëve që përdorin shpejtësi më shumë se 10 Mbps ka arritur në 83%, krahasuar me rreth 67% që ishte në vitin 2020.

/Monitor

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëlluan shqiptarin me karrige në kokë para finales, lihen në burg dy ultrasit…

Story i radhës

Kovaçevski: Data për fillimin e negociatave me BE-në nuk varet nga Qeveria

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë