Investimet boshe politike në formula spekulative!

February 11, 2022
min lexim

Një pyetje dua t’ia drejtoj politikanëve, si ndihen që po ekspozohen dhe po u shpërbëhet ikona dhe imazhi që me aq mund e propagandë e kanë kuruar për vite në kurriz tonë? 

Si ndjeheni që po ju dalin të gjitha të palarat tuaja? 

Vërtetë menduat se do shpëtonit me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Një informacion shtesë për injorantët në radhët tuaja, ndërkombëtarët nuk interesohen për ruajtjen dhe kultivimin e imazhit tuaj personal familjar politik. 

Vërtetë menduat se ato bllokime, degjenerime në nivel publik e familjar do kalonin pa paguar koston? 

Kjo sjellja juaj sinqerisht më bën habi, sepse o jeni budallenj, o bëni budallain. Menduat se meqë se ratë dakord me faktorin ndërkombëtar (nuk kishit alternativë tjetër, si çeçua do binit dakord) menduat se, shpëtuat nga faktori i brendshëm i procesit të skarcimit historik. 

Si do mund të falen e të harrohen të gjitha që na keni bërë në prapaskenë? 

Një degjenerim në nivel personal-familjaro politik kombëtar ndaj të gjithëve nga ju pa përjashtim. 

Si mund të kërkoni aferim, ose falje mëkatesh duke pagëzuar luftën tuaj personale e të fëlliqur se gjithçka është politike dhe se asgjë nuk ka personale? 

Të gjitha metodat tuaja të përdorura nga mesi e poshtë dhe nga vrima e çelësit nuk rezultuan produktive. Rreziku i pasojave të reformës në drejtësi bëri të mundur që të personalizoni betejat tuaja politike. Guxuat u futët nëpër shtëpitë e të gjithëve pjesëmarrësve vendas dhe ndërkombëtarë me të vetmen shpresë degradimin e emrave dhe imazhit të tyre në ambientin profesional e familjar. 

Pavarësisht përpjekjeve tuaja nuk u arrit tërheqja, ose marrëveshje midis palëve në mënyrë që të përlyhej Reforma në Drejtësi dhe pikat e agjendës reformatore. Harroi pala juaj se një luftë e tillë ka rreziqe edhe për organizatorët, sepse mund të kthehet bumerang jo nga protagonistët ndërkombëtarë, sepse ata nuk kanë hapësirë për të vepruar në nivele të tilla duke marrë parasysh nivelin e rezultateve që duhen arritur. Fatkeqësisht për ju harruat faktorin e brendshëm, duke u bazuar në vlerësime të gabuara profilizimi psikologjik dhe politik arritët të ju kthehen mbrapsht ato që mbollët. Në një luftë ku njëra palë vepron me parimin se gjithçka lejohet, atëherë duhet të kishte marrë parasysh se edhe për palën tjetër ekziston i njëjti parim pa asnjë kushtëzim. 

Si ndjeheni me degradimin tuaj meqë se për ju imazhi i hipokritëve është më i rëndësishëm sesa gjaku, jeta, mirëqenia e popullit tuaj?

Si ndjeheni që metodat, teknikat që i përdorët për të degraduar palën tjetër në fakt ishin pikat tuaja të dobëta? 

Keq interpretimi dhe keq vlerësimi i situatave dhe protagonistëve ju solli deri në këtë pikë. Me aq njohuri të kushtëzuara dhe të pakta që kam, ju menduat se dobësitë tuaja mund të ishin dobësi për palën tjetër. Gabuat rëndë! 

Ky ishte gabimi juaj fatal dhe tragjik, por gabimet tuaja fillojnë nga mënyra sesi u përdorët nga paraja, pushteti, lakmia e babëzia. Paaftësia juaj të qeverisnit me atdhedashuri, dhe me bosht mirëqenien e popullit dhe zhvillimin e vendit tuaj u kthye në formë mallkimi ndaj jush dhe oborrit tuaj. Nuk jeni të parët në vijën antropologjike dhe historike, por fatkeqësisht për ju përdhosët gjithçka nga e kaluara për të arritur të ardhmen pa të shkuar e pa të tashme. Harruat që vetëm e shkuara është e sigurt, e tashmja është në proces e ardhmja gjithmonë e panjohur, por spekulative. Ju për fat të keq investuat gjithçka te formulat spekulative në bursë dhe sigurisht që do humbisnit, është matematikisht e aprovuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lotaria shtetërore: Festojmë për 7-en me vlerë prej 27.385.728 denarë në qytetin e Koçanit

Story i radhës

Nganjëherë është mirë të injorosh kolegët

Të fundit nga

ShkoLartë