Intervistohet nga Policia një person për sulmin me koktej molotovi në një shtëpi të sapondërtuar në veri

1 minut lexim

Një shtëpi e sapondërtuar nga Qeveria e Kosovës, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është sulmuar me koktej molotovi dhe i janë thyer disa xhama nga persona ende të panjohur.

Për këtë gjatë orëve të pasdite të së martës, Policia e Kosovës e ka intervistuar një person.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Për momentin si dëshmitar”, ka thënë shkurt Elshani.

Story i mëparshëm

Komuna njofton se nesër rruga “Drenica” në Vushtrri do të jetë e mbyllur për qarkullim, shkak asfaltimi i saj

Story i radhës

Infrastruktura e re për administratën, shpallen fituesit e studiove arkitekturore

Të fundit nga