Zoti kryetar, a i besioni edhe ju perëndimit se Rusia e ka sulmuar Ukrainën ?
Vuçiq : Unë besoj atë që thotë kryetari Putin. Ne njihemi kohë të gjatë dhe kemi miqësi të ngrohtë mes vete, mbajmë kontakte të rregullta dhe konsultohemi së bashku. Unë besoj dhe flas për atë që e shoh, Ukraina e ka sulmuar Rusinë. Ajo së pari e provokoi një konflikt duke i sulmuar popullsinë ruse në Lohansk dhe Donezk. Popullsia ruse nga vendet e tyre u desh që ta merrnin arratinë, për t´i shpëtuar gjenocidit të Kievit.
Unë e kuptoi reagimin e presidentit Putin për të ndërmarr një aksion special ushtarak, për t´iu dhënë një leksion pushtetarëve ukrainas se liritë e njeriu duhet respektuar.
Zoti kryetar si do të reagonit ju po të paraqitej një gjendje e njejtë në Kosovë dhe bosne ku jeton po ashtu populli serb ?
Vuçiq : Po të ndërhynte prishtina dhe Sarajeva ndaj popullit serb në trojet e veta, po ashtu edhe unë do të intervenoja njësoj. Ne gjithmonë e kemi bërë me dije, aty ku është një varr serb ai është territor i Serbisë dhe ne nuk do të ngurrojmë që të intervenojmë.
Ne po ashtu në vitin 1999 intervenuam që ta mbronim popullin serb të rrezikuar dhe t´i ndihmonim Kosovës në përgjithësi. Shqiptarët u ngritën, inskenuan viktima, masakra dhe organizuan ikje masive gjoja se forcat tona po i ndiqnin jasht kufijëve. Perëndimi i besongje gjërat e tilla, sikurse sot që po beson se gjoja Rusia e ka sulmuar Ukrainën.
Ne bënim përpjekje që ta qetësonim gjendjen dhe gjërat t´i kishim nën kontroll, kur pa prit dhe kujtuar NATO na sulmoi dhe na detyruan që të largoheshim nga Kosova.
Sot qe 20 vite po përpiqemi që të kthehemi sërish në vendin tonë, po perëndimi shkoi aq larg sa e shpallën Kosovën të pavarur dhe e njohën, kurse sot na kërkojnë që të bëjmë kompromise. Si mund të bësh kompromise me pronën tënde, a mund të ma sqaroni këtë.
Unë sot fuqishëm po shpresoj në fitoren e kryetarit Putin dhe pastaj do t´i vazhdojmë konsultimet se si të veprojmë ne me Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.
Zoti kryetar perëndimi ka vënë sanksione ndaj Rusisë, duke shpresuar se do ta gjunjëzojnë presidentin Putin dhe Rusinë. Si mendoni do të zhvillohen ngjarjet?
Vuçiq : Sanksionet kurrë nuk kanë dhënë efekt dhe nuk kanë sjell deri te zgjidhjet. As tash nuk mendoj, se kjo do të sjell ndonjë ndryshim. Me sanksione ata do ta dëmtojnë edhe vetëveten. Rusia mund të orientohet në Serbinë, tregun aziatik dhe Kinën. Unë jam i bindur se presidenti Putin i ka analizuar të gjitha këto gjëra dhe do të merr vendime të sakta, në përputhje me situatën.
Zoti president Vuçiq, po çka nëse sanksionet do të jenë të vështira sepse perëndimi çdo ditë po aprovon të tjera dhe sdim se ku do të ndalen?
Vuçiq : Thënë të vërtetën nuk do të më pëlqente aspak, që sanksionet ta gjunëzonin Rusinë. Ajo që më brengos është se edhe planet e Serbisë do të vështirësoheshin. Ne qe 20 vite po dialogojmë me Kosovën dhe kemi arritur që t´i ikim presionit për një marrëveshje, duke shpresuar që presidentin Putin dhe Rusinë do t´i kemi gjithmonë pranë, që në rastet vendimtare të na diktojnë se si të veprojmë. Në rast se presidenti Putin dhe Rusia dorëzohen, atëher shtrohet pyetja se kush do na mbroj ne. Unë kam bërë me dije se derisa të jem unë president, kurrë nuk do ta njoh Kosovën.
Pastaj çështja është se si do të veproi po ashtu Dodik në Bosnje. Edhe ai do të ballafaqohet me probleme, se si ta ndaj Bosnjën. Rreziku është se ku do të ndalen shqiptarët dhe kush do ti ndaloi ata.
Shkrim nga Mars – Rover