Intervista e trishtë e ish-trajnerit të Prishtinës: Erdhi koha edhe për mua, mjekët hoqën dorë nga unë

November 3, 2022
min lexim

Trajneri legjendar kroat, Miroslav Çiro Blazheviç ka kohë që po lufton me një sëmundje të rëndë. Në një intervistë për mediat kroate ai nuk është dukur optimist se do ta mposhtë dot sëmundjen.

Ish-trajneri i skuadrës së futbollit Prishtina, Dinamo Zagreb, Kombëtares kroate, Bosnjë-Hercegovinës e të tjera, ka kancer në prostatë.

Fatmirësisht nuk ka rënë në shtrat, por është i vetëdijshëm për moshën dhe ashpërsinë e sëmundjes që po lufton.

Fatkeqësisht, në bashkëbisedimin me mediat kroate, ai nuk u duk optimist apo “luftëtar”, siç jemi mësuar nga ai.

“Djali im vjen dhe thotë: “Babi, ti tha të njëjtën gjë që se do të vdisje pesë vite më parë”. Ai dëshiron ta zbusë këtë të vërtetë, kurse mjekët kanë hequr dorë nga unë”, tha Çiro për Story.hr, më pas vazhdoi:

“Ka ardhur koha për mua, jam 88 vjeç, kam lënë shumë pas. Çfarë do të bësh, konstaton të vërtetën se ke kancer. Kjo është fatale. Sidoqoftë, mos tu vjen keq për mua, sepse kam bërë shumë, shumë të mira. Sado të përpiqem, nuk mund të gjej dikë që kam lënduar”.

“Kur i shikoj kolegët e mi, pothuajse të gjithë kanë vdekur: Bariqi, Iviqi, Zebeci. Dhe koha ime ka ardhur. Duhet të pajtohemi me këtë, pa rënkime dhe vajtime. Prandaj do t’i lutesha njerëzit – më kurseni pikëllimin për mua sepse po largohem i qetë dhe kjo është shumë bukur. Nuk e di si duhet të vdesin ata njerëz të këqij që kanë bërë kaq shumë të këqija dhe deri ateherë nuk besonin fare në Zot? Kur duhet të vdisni ju filloni të besoni, por ja ku jam unë dhe ju po pimë kafe”, tha ai.

Pak ditë më parë ai tregoi një tjetër të vërtetë të dhimbshme, atë se vajzat e tij nuk e telefonuan asnjëherë për ta pyetur për shëndetin e tij.

“Kam një vit e tre muaj që kam kancer dhe që atëherë vajzat e mia nuk më kanë pyetur: Si je babi? Mos ngurroni ta publikoni”, tha Çiro.

Trajneri i njohur dhe ish-trajneri i Bosnjë-Hercegovinës zbuloi në fillim të shtatorit se sëmundja i ishte rikthyer dhe që atëherë i është përkushtuar luftës së re të jetës.

Ai u diagnostikua për herë të parë me kancer në vitin 2011, dhe tashmë e ka mposhtur atë dy herë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ekonomia ruse tkurret pesë për qind në shtator

Story i radhës

Mund të jetë gjyshi-gjyshja jote- Duhet të kujtojmë t’i trajtojmë të moshuarit me respekt

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë