Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale(Interpol) lançoi metaverse e saj plotësisht funksional dizajnuar për aktivitete si kurse trajnimesh për hetimet mjeko-ligjore.
Prezantuar në Asamblenë e 90-të të Përgjithshme të Interpolit në Nju Delhi, INTERPOL Metaverse u përshkrua si metaverse i parë dizajnuar specifikisht për agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën.
Ndër të tjera platforma do të ndihmojë gjithashtu këto agjenci në mbarë botën për të ndërvepruar me njëri-tjetrin përmes avatarëve.
Matervse është termi që përdoret për vizioni e të ardhmes së një interneti “kudo” ku pajisjet e realitetit virtual(VR) dhe realitetit të shtuar(AR) do të luajnë një rol të madh në eksperiencat online e potencialisht të zëvendësojë disa prej aktiviteteve reale.
Ndërsa botët vizuale evoluojnë, shqetësime janë ngritur për krime të mundshme në metaverse, përfshirë krime kundër fëmijëve, vjedhje të dhënash, kontrabandë, ransomware, sulme seksuale dhe ngacmime.
“Për shumë Metaverse shihet si një e ardhme abstrakte, por shqetësime e ngritura prej saj janë ato që kanë motivuar vazhdimisht Interpolin – atë të mbështetjes së vendeve anëtare të luftojnë krimin dhe ta bëjnë botën, virtuale ose, një vend më të sigurtë për të jetuar,” tha sekretari i përgjithshëm i Interpol Jurgen Stock.
Një prej sfidave të identifikuara nga oganizata është se diçka e konsideruar krim në botën reale mund të mos jetë e tillë në atë virtuale.
“Duke identifikuar këto rreziqe, ne mund të punojmë me aktorë të tjerë për të formësuar bazat e nevojshme ligjore dhe bllokuar tregjet që mund të bëhen kriminale në të ardhmen përpara se ato të marrin formë,” tha Madan Oberoi, drejtori i përgjithshëm për teknologjinë dhe inovaiconin në Interpol.
Në një demonstrim live gjatë venimentit, ekspertët e Interpol hyn në një klasë në Metaverse për të dhënë një trajnim lidhur me verifikimin e dokumenteve dhe skanimin e pasagjerëve duke përdorur platformën e re.
Studentët u teleportuan në një aeroport ku ata mund të aplikonin aftësitë e reja në një pikë kufitare virtuale.
Interpol ka krijuar një grup ekspertësh të cilët do të garantojnë sigurinë e botëve të reja virtuale.
Organizata tha se ishte bashkuar iniciativës së Forumit Ekonomik Botërore “Defining and Building the Metaverse” pjesë e së cilës janë kompania si Meta, Microsoft dhe Mastercard. /PCWorld Albanian