Inter-it është në krizë, me vetëm pesë pikë të marrë në pesë javët e fundit të Serisë A. Zikaltrit duhet të reagojnë dhe të kthehen në rrugën e fitores. Po çfarë fshihet me të vërtetë mbrapa këtij momenti negativ? Shumë kanë menduar për një faktor psikologjik ose fizik, por duket se ka më shumë.
Në fakt, ka nga ata që flasin për një mallkim që duket se është i lidhur me atë që ka ndodhur kohët e fundit brenda botës interiste.
Në shtëpinë e Inter-it e quajnë sindroma e Daria Nicoli-t. Po flasim për gazetaren e zyrës së shtypit të klubit milanez, shumë afër administratorit të deleguar Marotta, e cila është shkarkuar pas 13 vitesh. Po çfarë lidhje ka kjo me krizën e skuadrës?
Nga momenti i shkarkimit të gruas, Inter-i nuk ka fituar më asnjë ndeshje. Në fillim ka ardhur humbja në derbin me Milan-in, më pas ajo me Liverpool-in dhe në fund ajo me Sassuolo-n. Në mes, vetëm barazimi me Napoli-n dhe fitorja në Kupën e Italisë.
Në ambientin zikaltër kanë filluar të bëjnë krahasime të rëndësishme mes mallkimit të Daria Nicola-s dhe atij, tashmë të famshëm, të Bela Guttmann, trajneri legjendar hungarez që pasi ndihmoi Benfica-n të arrijë në majën e Europës, lëshoi një nga mallkimet më të famshme sportive pasi u larguar nga klubi: Nga tani e në vazhdim, Benfica nuk do të fitojë më asnjë kupë ndërkombëtare, për të paktën 100 vite”.
Natyrisht, në shtëpinë e Inter-it shpresojnë që Daria Nicoli të mos jetë “aq e fuqishme” sa ish-trajneri i klubit portugez.