​Interi kërkon kreun e tabelës me fitore ndaj Bolonjës, Handanovic nuk ia del, formacionet zyrtare

1 minut lexim

Përveç Ligës së Kampionëve ndeshje sot do të kemi edhe në Serie A, ku spikat ajo mes Bolognas dhe kampionit aktual Inter.

Të dy skuadrat do të takohen me fillim nga ora 20:15 në stadiumin “Renato Dall’Ara”, ku “Nerazzurët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren e cila do t’i ngjiste në pozitën e parë në tabelë.

Momentalisht, Interi zë vendin e dytë në tabelë me 72 pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm Bolognas që renditet në pozitën e 13 me 39 pikë të tubuara, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bolognan mungon Michael, ndërsa te Interi nuk do të paraqiten Gosens dhe Vidal.

Formacionet zyrtare:

Bologna (3-5-2): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Svanberg, Schouten, Soriano, Hickey; Barroë, Arnautovic

Inter (3-5-2): Radu; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Correa

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FRD mbledh Kryesinë: Procesi për Presidentin duhet të bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike

Story i radhës

Gua Sha, një masazh fytyre që fshin moshën nga lëkura dhe i jep asaj shkëlqim e freski

Të fundit nga