Interi ka tifozë të flaktë në Kosovë, duan fitore kundër Milanit

Interi po përgatitet për sfidën e madhe, për përballjen me rivalin e përbetuar e të përjetshëm, të një qytetit dhe që luajnë në një stadium, kundër kampionit në fuqi, Milanit.

Ballafaqimi mes rivalëve më shumë se sportiv, Inter – Milan, do të luhet nesër në stadiumin “Giuseppe Meazza”, duke filluar në orën 20.45.

Interi po ashtu edhe Milani, kanë numër të madh tifozëve në Kosovë.

Image

Ferizajasi Fisnik Jashari, tifoz i zjarrtë i Interit, me shumë të tjerë, që janë të përbetuar për fanellën e Interit, besojnë shpresojnë se do ta mposhtin Milanin.

Shpresojnë se do të përsëritet finalja (18 janar, 2023) e Superkupës së Italisë, kur Interi e deklasoi me rezultat 3:0 MIlanin.

Nesër mbrëma (20.45) do të jetë një storie tjetër, Milani i trajnerit Pioli, do të jetë më kujdesshëm ndaj Interit të Inzaghit dhe futbollistit të kombëtares shqiptare, Kristijan Asllani.

Jashari mendon se Interi është më i mirë dhe specialist për t’i fituar derbit e mëdhenj siç është kundër Milanit.

Pas 20 jave në Serie A, Napoli kryeson me 53 pikë, pasojnë Interi me 40,  Roma 38, Lazio 38, Atalanta 38, Milani 38 pikë etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si lidhet vetmia me problemet e zemrës

Story i radhës

‘Rama frikacak e burracak’/ Alizoti: Kryeministri, i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

Të fundit nga