interi i rinovon kontraten mbrojtesit zikalter 63d4f67c12600

Interi i rinovon kontratën mbrojtësit zikaltër

January 28, 2023
1 minut lexim

Mes një sërë emrash që janë në skadencë kontrate, Interi duket se e ka përzgjedhur të parin për të mos e lejuar të largohet në qershor.

Bëhet fjalë për Mateo Darmianin, veteranin e mbrojtjes zikaltër, që është gati të zgjasë kontratën të paktën edhe për një tjetër vit.

Klubi i ka propozuar italianit rinovimin deri në 2024-ën me opsionin edhe për një tjetër vit, me 33-vjeçarin që ka rënë dakord edhe për reduktimin e pagës aktuale prej 3.2 milionë eurosh.

Ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi, Darmiani po merr gjithmonë e më shumë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Inzagit, aty ku është kthyer në një siguri në të djathtë, sidomos në një kohë që Dumfris nuk jep më garanci.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e mira e keqja dhe e shemtuara si e trajton cdo shenje e horoskopit nje ndarje 63d4f6783c6f7
Story i mëparshëm

E mira, e keqja dhe e shëmtuara: Si e trajton çdo shenjë e Horoskopit një ndarje

edhe maqedonia e veriut pas droneve bayraktar 63d4f6e95ad70
Story i radhës

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

Të fundit nga

ShkoLartë