interi e ka ne cak dybalan 6224e449432a3

Interi e ka në cak Dybalan

March 6, 2022
1 minut lexim

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter e ka shumë seriozisht për Paulo Dybala, lojtari i cili është në skadencë kontrate me Juventusin në fund të sezonit.

Sipas të përditshmes italiane, Marotta ka patur një kontakt ditën e djeshme me Jorge Antun, agjentin e lojtarit. Me skuadrën nga Torino negociatat janë të ndaluara në këtë moment dhe Interi ka dashur që të propozojë kështu shifrat dhe kontratën.

Marotta ka dashur të thotë se ai është tepër i interesuar për blerjen e tij. Nëse juventus dhe Dybala nuk do të arrijnë një marrëveshje, Inter është gati ta rrëmbejë. Antun i ka bërë komplimenta Interit për seriozitetin.

Por kush është oferta ekonomike e Interit për Dybala? Sipas të përditshmes, skuadra zikaltër ka gati një kontratë me 7,5 milionë euro në sezon për pesë vite.

Një ofertë më e lartë se ajo e Juventusit ku merr 7 milionë euro në sezon. Tashmë gjithçka do të varet nga takimi i ditës së enjte që agjenti do të ketë me drejtuesit e Juventusit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

regjistrohen 223 raste te reja dhe 3 te vdekur nga covid 19 ne maqedoni 6224e07fe9709
Story i mëparshëm

Regjistrohen 223 raste të reja dhe 3 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni

biznese qe mund ti filloni me pak para 6224e44c5fa77
Story i radhës

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë