Pasi u ndanë me barazim pa gola në ndeshjen e parë, respektivisht me rezutlat 0:0, Interi dhe Milani do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në “Giuseppe Meazza”, ku edhe do të mësohet finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Dy rivalët e qytetit të modës gjithashtu janë duke luftuar kokë më kokë për titullin kampion në këtë edicion të Serie-A.
Përderisa skuadra e Simone Inzaghit vjen e kompletuar në këtë sfidë, ajo e Stefano Piolit ka disa mungesa të rëndësishme si Castillejo, Florenzi, Ibrahimovic dhe Kjaer.
Tanimë të dy trajnerë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë:
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa
Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud