Për dallim nga takimi i parë i zhvilluar në Shkup, këtë radhë duket se asnjë vend nuk do të jetë i lirë në përballjen mes Ballkanit dhe Shkupit.
Stadiumi “Fadil Vokrri”, do të jetë i pamjaftueshëm për të pritur të gjithë të interesuarit për të zë vend në shkallët e tij.
Edhe pse kanë mbetur më pak se 48 orë deri në fillim të ndeshjes, tanimë mbi 9000 bileta janë shitur vetëm në Suharekë, mëson AlbanianNews.net
FC Ballkani është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në fazën e grupëve në Conference League.
Për tu bërë skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane, i mjafton edhe barazimi, pasi në takimin e parë therandasit ishin dal fitues, 1:2.
Drejtuesit e Ballkanit janë duke bërë organizim përfekt për këtë përballje, derisa kanë kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët kosovarë për këtë ndeshje historike.