Mërgata, solemnisht paradë në “modë”!
Koha e ndonjë parade, apo ardhja e mërgimtarëve!?
Jo asnjëra, ardhja e financave.
Disa njerëz, ndoshta për nga natyra i hapin krahët kinse për Mërgatën dhe njëkohësisht, nuk bëjnë asgjë për t’a.
Është normale të marrësh, ndonjë dhuratë nga një familjar apo mik prej mërgate, mirëpo është edhe më normale – e domosdoshme, pritja e mërgimtarëve.
Nëse nuk marrim ndonjë dhuratë, nuk duhet domosdoshmërisht të priten me indinjim të injorohen e përbuzen pakuptim!
Të kuptuarit e gjendjes emocionale të mërgimtarëve, malli për t’i takuar dhe çmallur me t’a, shpërfaqet edhe nga pritja, nderimi dhe respekti!
Vijnë e shkojnë, çmallen me prindërit, të afërmit në përgjithësi dhe atdheun në veçanti, financojnë familjarët e tyre, gjatë qëndrimit jashtë dhe përsëri shpenzojnë, kur vijnë na vizitojnë.
Ofendimet e tyre me fjalor, denigrues, injorues dhe madje edhe tentim poshtërues është; çnjerëzore, paedukatë dhe të pritur, shikuar vetëm për interes financiar dhe s’i, sfilatë!
Shfrytëzimi i financave të mërgimtarëve dhe tentimi i injorimit, fyerjes dhe sharjes së tyre është; sëmundje e pashëruar, xhelozi e “përkryer”!
Ndryshimi i përceptimit ndaj Mërgatës, fillon nga secila shtëpi e vogël – familje dhe vazhdon, deri te shtëpia e përbashkët, institucionet shtetërore.
Pa ndryshimin e përceptimit në familje, as mos prisni, dryshim apo pritje dhe vetëdije nga institucionet përkatëse.
Nuk e di.
Ka vdekur shpresa, apo të shpresojmë!?