Interesat afatgjate kombëtare e shtetërore janë alfa dhe omega e Marrëveshjes me Serbinë!
Propozimet që dolën nga këshilltarët e Macronit e Scholzit, duhet të peshohen fjalë për fjalë (jo nga (ba)nalistat që qojnë ujë në mulli të Serbisë) dhe të “dekodohen” ekskluzivisht nga ekspertët e lëmive përkatëse. Natyrisht, i gjithë ky “operacion” duhet të zhvillohet në sinkron me partnerët tanë strategjik amerikan. Ndryshe, mund të rifutemi sërish në “labirintet” dhe kurthet e Serbisë (e cila ka dy dekada që e ka të detajuar çdo element si të ofertave ashtu edhe të kërkesave të Brukselit dhe Washingtonit), ku u përpëlitem me dekada të tëra të dalim nga kurthet e saja diplomatike (që i sistemoj përmes gjuhës dykuptimshëm), strategjike (që i determinoj interesi dhe nevoja kombëtare e shtetërore) dhe gjeopolitike (që i imponoj interesi afatgjatë i partnerëve dhe sponsorëve të pavarësisë sonë).
Tani, për t’i realizuar interesat tona kombëtare e shtetërore dhe ato të sigurisë e stabilitetit të partnerëve tanë strategjik, ne duhet atyre t’u sugjerojmë, rekomandojmë, po edhe t’i bindim ata për peshën dhe rëndësinë e një shteti të fuqishëm, të vetëm dhe unikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngase, vetëm një shtet (etnikisht) monolit, i demokratizuat, dhe i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht mund t’u garantoj atyre siguri dhe stabilitet për dekadat vijuese… Paraprakisht;
1. Brukseli dhe Uashingtoni, gabojnë rëndë nëse i besojnë blanko Serbisë për “shkurorëzimin” e saj definitiv nga orbita dhe ndikimi i Rusisë. Historia serbe njehë shumë situata identike, para dhe pas dy luftërave botërore, kur Serbia arriti të ua hedhë “kilen” si perëndimorëve (të kujtojmë vetëm “premtimet” që qeveritarë serb të Mbretërisë SKS-ene, ua kishin dhënë Anglisë dhe aleatëve perëndimor, në prag të luftës së dytë botërore) ashtu edhe lindorëve (tradhtia e Informbyrosë komuniste që ia “gatuan” J. V. Xh. Stalinit më 1948);
Qeveria kosovare, në koordinim të plotë me opozitën, akademitë, shoqërinë civile, ekspertet e njohur të jashtëm dhe të brendshëm, etj. duhet të insistojë pa ndalur në njohje nga Serbia, në mënyrë që ta siguroj një ulëse në OKB. Sepse, duket që “thembra e Akilit”, propozimeve të këshilltarëve Macronit e Scholzit, por, edhe një “kafshatë” e vështirë për t’u kapërdirë për Serbinë është padyshim fakti; që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Sepse, në momentin e disponimit të një ulëse për Kosovën në OKB, përjetë i humbin shpresat Serbisë për ta rikthyer ndonjëherë “djepin” e ortodoksizmit serb nën ndikimin e sajë.
3. Qeveria kosovare, duhet të insistojë që të hiqet klauzola që e pengon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe se kjo e drejtë duhet gjithqysh t’i kthehet sovranit, i cili me (Referendum apo deklarim formal publik) vullnetin e vetë do vendos për mënyrën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe viset tjera etnike shqiptare, në Ballkan.
Tani, për t’i realizuar interesat tona kombëtare e shtetërore dhe ato të sigurisë e stabilitetit të partnerëve tanë strategjik, ne duhet atyre t’u sugjerojmë, rekomandojmë, po edhe t’i bindim ata për peshën dhe rëndësinë e një shteti të fuqishëm, të vetëm dhe unikat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngase, vetëm një shtet (etnikisht) monolit, i demokratizuat, dhe i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht mund t’u garantoj atyre siguri dhe stabilitet për dekadat vijuese….