Inter – Milan dhe Juve – Fiorentina, sfida që priten me padurim

April 17, 2022
1 minut lexim

Kupa e Italisë është drejt përfundimit me Inter-Milan dhe Juventus-Fiorentina që do të përballen në takimet e kthimit të gjysmëfinaleve të martën dhe të mërkurën.

Në takimet e para të këtij raundi Milan dhe Inter u ndanë me barazim pa gola, teksa Juventus fitoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Fiorentinës, ndaj takimin e dytë e nis në avantazh.

“Zikaltërit” do të presin “kuqezinjtë” të martën në orën 21:00 në derbin e Madonninës, që historikisht është edhe përballja më e luftuar dhe që ka më shumë interes se çdo ndeshje tjetër në Itali.

Teksa “Zonja e Vjetër” do të presë me qetësi “violët” të mërkurën në orën 21:00, në përballjen ku Juve kërkon vetëm një barazim.

E ndërsa na ndajnë dhe pak ditë nga këto ndeshje janë përcaktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Inter-Milan do të gjykohet nga Maurizio Mariani, ndërsa në VAR do të jetë Paolo Mazzoleni, teksa te Juve-Fiorentina drejtësi do të vendosë Giorgio Peretti, në VAR do të jetë Luca Banti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol “nuk do të dorëzohen”

Story i radhës

Me sëmundje dhe në skamje, djali 14-vjeç i familjes me autizëm, fëmijët e tjerë i bullizojnë për shkak të tij

Të fundit nga

ShkoLartë