Simone Inzaghi ka gjetur marrëveshjen me Inter për rinovimin e kontratës.
Raportimet e ‘Sky Sport Italia’ bëjnë të ditur se Inzaghi do të jetë trajner i Inter deri në vitin 2024.
Pasi kaloi tek Inter nga Lazio, Inzaghi ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën, por nuk arriti të fitonte Scudetton.
Gjithsesi, projekti i tij ka bindur krerët e Inter dhe ata janë pajtuar t’i rinovojnë kontratën.
Thuhet se gjithçka është dakorduar tashmë dhe nesër do të bëhet zyrtarizimi i marrëveshjes.