Inteligjenca britanike: Ushtria ruse është dobësuar, ushtarët i blejnë jelekët e çelikut me paratë e tyre!

1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe është shprehur se ushtarët rezervistë rusë i blejnë jelekët e çelikut me paratë e tyre, sipas Skynews.

Sipas ministrisë, ka shumë gjasa që ushtarët rezervistë rusë detyrohen t’i blejnë vetë jelekët e çelikut që përdoren në frontin e luftës, për shkak të armatimit të dobët dhe jo të plotë nga Rusia.

Ministria bën me dije se një parzmore apo jelek standard 6B45 i blerë online, në prill kushtonte 190 dollarë, sot kushton 640 dollarë. Ekspertët gjithashtu shtojnë se rezervistët janë të patrajnuar dhe të dobët për luftën në vijën e parë të sulmit.

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se mobilizimi i pjesshëm do të përfundojë pas dy javësh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona fiton derbin me Real

Story i radhës

Kovaçevski: Deri në fund të muajit kemi energjensa për ngrohje

Të fundit nga