672334116 1552214849802309 2197993227147091007 n

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

April 16, 2026
1 minut lexim

Profesori universitar në Universitetin i Tetovës, Festim Halili do të mbajë edhe këtë semestër një cikël ligjëratash në fushën e Inteligjencës Artificiale në Graz University of Technology.

Halili bëri të ditur se angazhimi i tij akademik në Austri përfaqëson jo vetëm një kontribut personal, por edhe një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të kësaj vizite, janë siguruar bursa për katër studentë të informatikës – Genti, Eldari, Endriti dhe Artoni – të cilët do të ndjekin ligjëratat dhe do të përfshihen në aktivitete kërkimore në të njëjtin universitet.

Sipas Halilit, përvoja të tilla janë kyçe për zhvillimin profesional të studentëve dhe për afrimin e tyre me standardet dhe praktikat e avancuara akademike ndërkombëtare.

Ai theksoi se iniciativa të tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar mundësi konkrete për gjeneratat e reja dhe për të avancuar lidhjet akademike mes Maqedonisë së Veriut dhe institucioneve evropiane.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ash ja i pergjigjet afrim gashit per ligjin e gjuhes shqipe 69e126acb4709
Lajmi i mëparshëm

ASH-ja i përgjigjet Afrim Gashit për Ligjin e Gjuhës Shqipe

rritje e qarkullimit ne industrine e maqedonise se veriut 69e142cd2805f
Lajmi i radhës

Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë