rritje e qarkullimit ne industrine e maqedonise se veriut 69e142cd2805f

Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

April 16, 2026
1 minut lexim
Fabrike ne Maqedonine e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonise se Veriut 1

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e qarkullimit industrial, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në muajin shkurt u regjistrua rritje për 1.6 përqind, krahasuar me shkurtin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin janar të vitit 2026 vërehet rritje prej 19.5%, derisa në periudhën janar – shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar – shkurt të vitit 2025 vërehet rënie prej 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me shkurtin e kaluar, te industria e tregut vendor kemi rritje për 0.8 përqind, ndërsa te tregu i huaj kemi rritje për 2.2 përqind.

“Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.9%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.4% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.2%, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 2.0%”, raporton Enti.

Te prodhimi i produkteve të huanit kemi rritjen më të madhe (83.3 %), ndërsa rënie më e madhe u regjistrua te prodhimi i automjeteve motorike (21.5 %).

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

672334116 1552214849802309 2197993227147091007 n
Lajmi i mëparshëm

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

irani propozon kalimin e anijeve nepermjet anes se omanit ne ngushticen e hormuzit 69e153fec85b9
Lajmi i radhës

Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë