ash ja i pergjigjet afrim gashit per ligjin e gjuhes shqipe 69e126acb4709

ASH-ja i përgjigjet Afrim Gashit për Ligjin e Gjuhës Shqipe

April 16, 2026
1 minut lexim
Aleanca 750x430 1 1392x892 1

Në mënyrë qesharake lavdërohen se Afrim Gashi e paska implementuar 100% Ligjin për Gjuhën Shqipe në Kuvend, ndërkohë që ai vetë deklarohej se Gjuha Shiqpe nuk është zyrtare. Nëse ka ndonjë progres në Kuvend, ka vetëm në materialet për shkak të refuzimit tonë dhe detyrimit që në çdo seancë të na sigurojnë materialet edhe në shqip, siç ishte bllokada e fundit e deputetes Ilire Dauti dhe intervenimeve e reagimeve të shumta edhe të deputetit Elmi Aziri dhe betejave të Liderit tonë, Ziadin Sela, i cili është edhe meritoti për ligjin që në 2017 e vendosi si kusht për Qeverinë. Atëherë kur bashkë me Gjuhën Shqipe u zgjodh edhe kryeparlamentari i parë shqiptarë, e kur Afrim Gashi me shokët e tij ikën nga Kuvendi.
Por, edhe në Kuvend, në rastet kur falë insistimit të deputetëve tanë përdoret Gjuha Shqipe, Afrim Gashi përsëri është i dështuar. Në materialet në Gjuhën Shqipe, ai nuk nënshkruhet duke e çuar në vend fjalën e tij dhe duke mos njohur ligjin, për të cilin sot miqtë e tij lavdërohen si sukses.
Madje edhe në përkthimet që duket se ai nuk i lexon, në verzionin shqip ka lëshime skandaloze. Emri i shtetit është përkthyer si “Maqedonia e Jugut”. A është ky një gabim apo një paralajmërim për ta bërë Maqedoninë e Veriut pjesë të Botës Sërbe (Banovina e Jugut)?
Eksponentët e pushtetit në vend se të lavdërohen për mundin e huaj, duhet të japin llogari, pse në Qeveri dhe shumicën dërmuese të minisrtrive përdorimi i Gjuhës Shqipe është 0%?

IMG 20260416 WA0004

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=287&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2026%2F04%2Fash ja i pergjigjet afrim gashit per ligjin e gjuhes

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=247&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2026%2F04%2Fash ja i pergjigjet afrim gashit per ligjin e gjuhes

IMG 20260416 WA0002

IMG 20260416 WA0001

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ish avokati i shtetit femi stafa denohet me 15 muaj burg pas pranimit te fajesise 69e125606d5b0
Lajmi i mëparshëm

Ish-avokati i Shtetit, Femi Stafa, dënohet me 15 muaj burg pas pranimit të fajësisë

672334116 1552214849802309 2197993227147091007 n
Lajmi i radhës

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

Të fundit nga

ShkoLartë