Intel riorganizon divizionin e kartave grafike, mbetet i përshkushtar nga brendit Arc

December 27, 2022
1 minut lexim

Lançimi plot probleme i kartave grafike të para të kompanisë Intel Arc, bënë që spekulimet rreth të ardhmes së këtij divizioni të vihen në dyshim.

Intel gjendej përballë braktisjes së planit për tu bërë shtylla e tretë e tregut të kartave grafike të dedikuar por kompania i mohoi haptazi spekulime ndërsa riorganizimi i brendshëm i kompanisë vuri në diskutim fatin e grafikave Intel.

Së fundit kompania tha se divizioni Accelerated Computing do të ndahet më vete për të përqendruar më mirë në tregjet e kartave grafike për konsumatorët dhe qendrat e të dhënave.

Raja Kodu, themeluesi i AXG edhe njëherë tjetër do të jetë arkitekti që do të koordinojë divizionet e procesorëve, grafikave dhe inteligjencës artificiale.

Ky riorganizimi i brendshëm mund të interpretohet me lehtësi si një shenjë e keqe për grafikat Arc, por Intel tha se nuk ka në plan të braktisë brendin.

Kartat grafike u vonuan disa herë përpara se të fillonin shitjet në mesin e 2022 dhe deri në këto momente nuk kanë diktuar asgjë në pjesën e tregut të Nvidia ose AMD.

Intel Arc 380 ishte zhgënjim për disa krahasuar me kartat grafike të segmentit të ulët si AMD Radeon RX 6400 apo Nvidia GTX 1650. Ndërkaq Intel A750 dhe A770 ka marrë vlerësim më pozitive përballë opsioneve të Nvidia dhe AMD.

Dobësia më e madhe e tyre ishte performanca zhgënjyese në DirectX 11 dhe DirectX 9. Intel është përqendruar thellë në performancën DirectX 12 por shumica e lojërave të fundit ende përdorin DirectX 11.

Loja më popullore në Steam Counter-Strike: Global Offensive ende përdor DirectX 9 dhe është një prej titujve ku kartat grafike të Intel performojnë më dobët. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Petrit Selimi publikon fotografi të barrikadave nga vitet 90’të: Tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet

Story i radhës

​Kapaciteti i rrjetit elektrik në Ukrainë nuk është i mjaftueshëm për të gjithë banorët

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë