Intel nuk do të prodhojë me procesorë të gjeneratës së 11-të

Intel njoftoi partnerët ditën e Marte se kompania do të ndërpresë shitjet e gjeneratës së 11-të Rocket Lake-S të procesorëve duke filluar nga 23 Shkurt 2024 që është edhe disa e fundit e dërgesave.

Procesorët e gjeneratës së 11-të janë ndërtuar mbi arkitekturën 14-nanometër dhe do të shënojnë fundin e një familje procesorësh mbi këtë proces prodhimi.

Partnerët kanë deri më 25 Gusht 2023 afat për të porositur procesorë Rocket Lake-S përpara se Intel të mos pranojë më porosi.

Gjithashtu Intel ka vendosur të mos prodhojë procesorët Xeon W-1300 për shkak se kanë arkitekturë të njëjtë.

Seritë Rocket Lake debutuan në 2021 dhe përdornin arkitekturën 14-nanometër që daton nga 2014. Arkitektura e bërthamësh Cypress Cove, ishte ndryshe nga Ice Lake në laptopë që kishin procesin 10-nanometër.

Ky vendim bëri që numri maksimal i bërthamave të procesorëve Intel të ishte 8. Gjenerata e mëparshme kishte 10 bërthama.

26 procesorë të kësaj familje u shitën ku më i fuqishmi ishte Core i9-11900K. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këngëtarja Anna e ndez me “Pa mu”

Story i radhës

Tërmetet në Türkiye, foshnja 1-vjeçare dhe nëna nxirren të gjalla nga rrënojat

Të fundit nga