Intel do të shkurtojë çmimet e procesorëve me 20 përqind

Sipas burimeve të industrisë emri i të cilave nuk bëhet i ditur, Intel ka vendosur të ulë çmimet e gjeneratës së 12-të të procesorëve.

Media Tajvaneze DigiTimes tha se Intel do të reduktojë çmimet me 20 përqind për partnerët e saj PC. Burimet thonë se çmimi do të bëhet me qëllim që të inkurajohet rritja e shitjes.

Për modelet më të shtrenjta mund të shkojë deri në 130 dollarë për procesor. Lajmet e fundit rreth Intel zbulojnë një situatë jo të mirë për financat e kompanisë.

Kompania nisi uljen e pagave ndërsa javën e kaluar raportoi humbjen më të madhe ndër vite. Në një treg i cili është drejt stanjacionit, kompania duhet të ulë çmimet në mënyrë dramatike për të ringjallur tregun.

Kjo do të shite çmimin e 12900K që shitet për 649 dollarë, të binte në 518 dollarë megjithatë sot mund të blesh një procesor të tillë mes 399 deri në 420 dollarë.

Kështu reduktimi i çmimit mund të mos ketë fare impakt në çmimet aktuale. Biznesi i procesorët për klientët ka rënë ndjeshëm. Konsumatorët nuk po blejnë komponentë kompjuterësh nisur nga paqartësia ekonomike.

Nuk është vetëm industria e procesorëve ajo që preket por edhe kartave grafike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Conte operohet me sukses

Story i radhës

VOA: Turqia pro anëtarësimin të Finlandës në NATO, por kundërshton Suedinë

Të fundit nga