Në mesin e disa të rejave që Intel zbuloi gjatë evenimentit Innovation 2022, ishte edhe një zhvillim interesant në bashkëpunim me Samsung.
Pasi CEO i Samsung Display ju bashkua në skenë, CEO i Intel Pat Gelsinger tregoi një koncept të një kompjuteri meshinë i cili kishte një ekran OLED që zgjerohet.
Duke tërhequr nga skajet e prototipit, Gelsinger bëri një ekran 13-inç të shndërrohej në një ekran 17-inç. E thënë thjeshtë prototipi u shndërrua nga një tablet të vogël si iPad Pro në një monitor të vogël.
This looks great… #Samsung shows off its slidable display at Intel Innovation event pic.twitter.com/VPIx71eoEY
— Mathures Paul (@MathuresP) September 27, 2022
“Po prezantojmë ekranin e parën ë botë 17-inç me shinë për kompjuterët” tha JS Choi.
“Kjo pajisje do të plotësojë nevojat për ekrane më të mëdha por edhe portabilitet.”
Samsung Display ka punuar në ekranet OLED të këtij lloji prej vitesh. Gelsinger e quajti konceptin një demonstrim të asaj që mund të bëhet përmes teknologjisë së ekraneve OLED. /PCWorld Albanian