Microsoft lançoi ditën e sotme përditësimin më të fundit të Nëntorit i cili përfshin disa funksionalitete të reja.
Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e Xbox One dhe Series X/S mund të lidhen në kanalet zanore të Discord direkt nga konsola.
Kështu përdoruesit nuk kanë nevojë më për një telefon për të komunikuar duke e bërë më të lehtë për ta që të luajnë lojëra të ndryshme në platforma të ndryshme pa humbur komunikimin.
Sapo të keni lidhur llogarinë tuaj Discord në Xbox, mjafton të shkoni në menunë Parties & Chats dhe të zgjidhni opsioni Discord. Aty do të vini re serverët e disponueshme dhe mund të zgjidhni një kanal.
Mund të shikoni cili prej miqve tuaj është një server përpara se të hyni. Edhe pse Sony ka investuar në Discord, Microsoft ishte i pari që solli integrimin e kanaleve zanore në Xbox.
Megjithatë raportohet se Discord do të ketë një integrim më të thellë vitin e ardhshëm.
Funksionalitete të tjera janë startimi i transmetimeve live në Twitter, Lightstream or Streamlabs.
Gjithashtu mund ti kërkoni një miku për tju bashkuar lojës që po luajnë duke shkuar në profilin e tyre. Më përpara këtë duhej ta bënit nga faqja Happening now.
Së fundi është një aplikacion i ri Capture, Microsoft thotë se përmirësim shikimin, menaxhimin edhe editimin e regjistrimeve. /PCWorld Albanian