Integrim apo izolim, Shqipëria nuk është Hungaria!?

April 6, 2022
min lexim

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban po përgatitet të vazhdojë të qeverisë vendin me qasjen e tij autokratike edhe për katër vjet të tjerë. 

Ai po përballet me një izolim gjithnjë e më të madh nga vende të tjera. Shkelja e standardeve demokratike nga ana e tij dhe qasja ndaj luftës në Ukrainë, ka shqetësuar Bashkimit Evropian dhe vende të tjera.

Ndërsa politikanë të komisionit te rithemelimit te PD, si Evi Kokalari, që mendojnë se lozin me kartën e sovranizmit dhe konservatorizmit për qëllimet e tyre personale dhe të atyre që i mbështesin, nuk mund të pengojnë të radhmen tonë drejt BE. Deklaratat e tyre bombastike për të kërkuar non-grata në Shqipëri, nuk emocionojnë  shqiparët as demokratët. Në politikën post-moderne krahas para-politikës, lincimit dhe deklaratave bombastike përdoren dhe shkruhen shumë ultimatume, të cilat kanë pak vlerë për ata që i dëgjojnë dhe i lexojnë. Sot shqiptarët janë të aftë të kuptojnë mesazhet e politikës, falë rritjes  intelektuae dhe mediave elektronike, që  e kanë bërë botën shumë të vogël. Shqiptarët e kanë përcaktuar vehten që nga viti 1990 drejt europës me mbështetjen e SH.BA. Shqipëria nuk është Hungaria.  Hungaria ka qenë perandori dhe është anëtare e BE dhe ka luksin të bëjë politikë ndërmjet lindjes dhe perëndimit. Kurse Shqipëria ka qenë e pushtuar nga perandori dhe shpëtimi i saj është perëndimi dhe perëndimi, kryesisht raportet me Sh.B.A. Fotot që publikon Sali Berisha me Viktor Urban nuk i bëjnë më përshtypje asnjeriu, sidomos të rinjve dhe intelektualëve. Sali Berisha është non-grata në Sh.B.A. dhe Urban nuk është non-grata as në europë as në amerikë Urban ka luksin të bëjë politikë sovaraniste, mbasi vjen nga një histori, kulturë tjetër dhe situatë tjetër gjeopolitike.

Biles Berisha pa asnjë status, thjesht deputet në parlament dhe ish-kryeministër ka nisur një rrugë të dështuar diplomatike me ish-drejtues të Ballkanit dhe të Kosovës. Kam respekt për Stipe Mesic dhe Fatmir Sejdiu, por sot në Kroaci dhe Kosovë ka elita të tjera politike dhe qasje të tjera në raport me diplomacinë europiane dhe Sh.B.A.-të. Lëvizje të tilla politiko-diplomatike i bëjnë keq integrimit në BE dhe raporteve me Sh.B.A.-të.

Berisha është non-grata në Sh.B.A. që do të thotë që shumë shtete të fuqishme të BE-së, nuk e presin mirë rikthimin e tij në politikë.

Të gjithë këta lëvizje diplomatiko-politike bëhen në një moment të rëndësishëm kur priten të celen negociatat me BE dhe ceshtja shqiptare po rritet dita ditës falë mbështetjes së ShBA-ve

Politika sovraniste, izoluese dhe personale nuk do të ndikojnë tek integrimi dhe raportet me perëndimin, B.E. dhe SH.BA-të!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekretari britanez: Bota duhet të ndalojë ‘vrasjet masive’ në Evropë, gjenocidi është i njëjtë me atë në Srebrenicë

Story i radhës

Regjistrimi nuk është regjistrim, por tradhti kombëtare

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë