Institucionet tona duhet të jenë funksionale dhe progresive për zhvillimin e vendit.
Në qoftë se dëshirojmë një shtet të fuqishëm dhe me stabilitet financiar, ne duhet që të kemi zhvillim ekonomik, social e politik, duhet një përkushtim shumë i madh që nuk përshkruhet me fjalë.
Po ashtu si bartës i institucioneve, je duke përfaqësuar shtetin, e jo individin, përgjegjësia juaj është e madhe në qoftë së je i “përgjegjshëm” natyrisht…
Institucionet tona që nga shpallja e pavarsisë, tregojnë një rezultat shumë të pakënaqshëm, ku egoja e tyre nuk është zhvillimi i shtetit, mirëpo i ndonjë komuniteti të caktuar, dhe jo më shumë, fatkeqësisht.
Sepse në nivel vendi, papunësia është e madhe, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka stabiltet financiar , nuk ka industri , gjithashtu edhe bujqësia nuk është në nivele të kënaqshme, nuk ka arsim cilësor, nuk ka drejtësi cilësore, nuk ka menaxhim të drejtë të shtetit, mirëpo vetëm keqpërdorime duke filluar nga më të ndryshmet.
Kam një kritikë shumë të madhe sidomos edhe per mediat tona apo TV, ku çdo ditë merren me temën e politikës, e jo me tema të tjera që janë goxha të rëndësishme apo jetike për Kosovën.
Më e rëndësishme është që të zhvillojmë një plan strategjik si shtet, si për shembull:
Për hapjen e shumë fabrikave:
Të mirat e kësaj janë shumë, sepse janë disa si për shembull zhvillimi ekonomik, hapja e mundësive për punësim, ekonomia e shtetit gjithashtu do kishte qarkullime dhe do të forcohej.
Zhvillim i arsimit cilësor:
Rëndësia e zhvillimit arsimor në Kosovë duhet të jetë prioritet , ku rezultatet tani janë shumë shqetësuse sipas rangimit në testin Pisa. Në qoftë se nuk kemi arsimim cilësor atëherë është e kotë çdo gjë. Se nga arsimimi dalin të gjitha kuadrot e çdo fushe. Në qoftë se kemi arsim cilësor atëherë ky zhvillim do vonoj pak mirëpo do vie shumë shpejt.
Për zhvillimin e bujqësisë:
Për Kosovën ka shumë rëndësi zhvillimi i bujqësisë, një ndër arsyet krysore është sepse ka tokë shumë të përshtatshme, humusore, ku furnizimi i shtetit tonë duhet që të bëhet nga brenda e jo nga importimi i tyre me shumicën e produkteve bazike që mund të i kultivojmë ne, dhe potencialisht të eksportojmë gjithashtu edhe në vende tjera .
Të gjitha keto institucione janë përgjegjës:
Për zhvillimin apo mos zhvillimin e shtetit.
Gjithashtu, çdo institucion ka rëndësi të jashtëzakonshëm për zhvillimin dhë avancimin e shtetit.