Inspektorati shqipton katër gjoba ndaj furrave të bukës

March 31, 2022
1 minut lexim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet e peshës së bukës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit për shkak të ankesave që ka pranuar nga qytetarët e Kosovës.

“Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.  

Inspektorati i Tregut falënderon të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT dhe siguron qytetarët se do të jetë aktiv në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna”, thuhet në komunikatë.

Ministria ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë dhe nëse konstatohen parregullsi do të ketë masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Superliga me disa sfida interesante

Story i radhës

Një kërkesë e pazakontë për Cristiano Ronaldon

Të fundit nga

ShkoLartë