Kjo nuk është për tu quditur pasi këta vetë ishin ata që pranuan në Bruxel me palën serbe njê të keqe kaq të madhe për Kosovën.
Këta edhe po sorollatën në Evropë dhe Amerikë duke kêrkuar ndihmen e tyre për shtyrjen e nderrimit të targave serbe në ato RKS ,të pjesêtarëve të minoritetit serbë në Veriun e Kosovês edhe për dhjetë muaj dhe fillimin e krijimit të Asociacionit ,kërkesë kjo e shtetit serb.
Këta kërkojnë ndihmen e ndërkombëtarëve për përmbushjen e kësaj kérkesës serbe , nuk e dinë se , Serbia nuk e ka hallin e targave , por aneximin e veriut të Kosovês për mes Asociacionit.
Madje Serbia , edhe pas themelimit të Asociacionit qoftë edhe me kompetenca ” EKZEKUTIVE ” , përseri nuk do të jetë e kënaqur do të kérkojë edhe koncesione tjera kundër Kosovês .
Serbia edhe pas kaq vitësh pas luftës nuk ka ndryshuar vetë dhe as qasjen ndaj Kosovês , êshtë po ajo e kohës së kasapit të Ballkanit Millosheviq .
Jo vetëm që nuk ka kêrkuar falje për krimët makabre të luftës kundër shqipëtarëve të Kosovës ,por haptas i mohon kêto krime në sytê dhe veshtë e ndërkombëtarëve dhe përseri BE-ja , e përgêdhel në vend që t’i thotë stop, por për fatin e keq evropianët në kêtë të keqe kanë has edhe në përkrahjen e ca politikanëve shqipëfolës , duke pa ëndrra me sy qelë se ndoshta Serbia një ditë do t’ju kërkon ndijês shqipëtarëve të Kosovës për krimêt makabre të luftês dhe gjenocidin që e ka bërë kundër shqipëtarëve …