(Inga Bostad), me disa fjalë për filozofin popullor norvegjez, Arne Næss!

min lexim

Ky ishte një burim i pandalshëm frymëzimi, ngatërrestar, lozonjar dhe hulumtues intelektual! Asnjë filozof tjetër norvegjez nuk ka qenë në gjendje të ndikojë dhe të frymëzojë jo filozofët, të vendosë rend, të infektojë të rinjtë, të hap dyert për njerëzit kurreshtarë të të gjitha moshave, të përcjellë gëzim fëmijëror dhe seriozitet ekzistencial.U lind në Slemdal në Kristiania(Oslo) në vitin 1912! U rrit në një shtëpi të pasur me para por të varfër me libra! Librat i bëri vetë dhe vdiq më 2009.

Koncepti biologjik i së vërtetës që pushton filozofin e ri- është koncepti i së vërtetës që që lidhet me sjelljen, dmth, kur dikush konfirmon ose thotë diçka përmes mënyrës se si vepron ose sillet! Empirizmi logjik ose pozitivizmi, drejtim ky që në filozofi përputhej mirë me interesin e tij të hershëm në psikologjinë e re të sjelljes në pragmetizmin amerikan! Për filozofin ishte e rëndësishme që filozofia të bëhej sa më e “përdorshme” dhe më pas një pjesë e madhe e saj duhet të përpiqet për testohet në praktikë! Ky besonte se problemet filozofike dhe programet e kërkimit filozofik mund të formuloheshin si pjesë të shkencës, kur ai kritikon empiristët logjikë për antimetafizikën e tyre. Doktoratura e tij në vitin 1936 mbi disertacionin Erkentins und wissenschaftliches Verhalten, një vepër që para së gjithash do të tregonte kufizimet e shkencës duke paraqitur sistematikisht se si shkenca drejtohet nga një metodë psikologjike objektive. Næss parashtron një hipotezë se njohuritë dhe njohja që ndodhin në shkencë duhet të jenë të matshme në bazë të përshkrimeve objektive të sjelljes gjuhësore dhe jo gjuhësore. Ai vendos qëllime të mëdha, që të kontribuojë në zhvillimin e një metashkence, ose shkence empirike ( të bazuar në fakte) rreth shkencës! Kur Arne Næss u bë profesor i filozofisë në universitetin e Oslos në 1939, ai ishte më i riu dhe i vetmi filozof i filozofisë në vend, ishte vetëm 27 vjeç. Për vetëm 15 vjetë ai organizoj një hapje “anarkiste” që do tërhiqte një numër të shumtë mendimtarësh shumë të ndryshëm duke krijua vendtakime midis traditave shpirtërore dhe pikëpamjeve të ndryshme të shkencës! «Koncepti i kopshtit zoologjik të Næss-it”u bë shpejtë një emërtim kuptimplotë. Disa breza akademikësh me individualitet hynë në “këpucët e fëmijëve të tyre në rrethin e Arne Næssit, veçanërisht në periudhën e pasluftës, kur një brez i tërë profesorësh ishte i ndikuar nga filozofia dhe tekstet shkollore të Næssit, pasi ata e takuan atë për provim në exam philosophicum. Më vonë, pas viteve 1958, ai tregon se si metodat e interpretimit dhe sqarimit mund të jenë mjete për të arritur një thellësi më të madhe të qëllimit, dmth për të sqaruar se sa, ose sa pak vendos secili individ në një deklaratë! Për Arne Næss-in, skepticizmi ka të bëjë me kërkimin, të qenit i hapur ndaj mundësive dhe i përgaditur për çdo gjë që të ndodhë- të paktën në teori! Detyra e filozofit është të nxjerrë në pah disa anë të një çështjeje, të jetë i hapur ndaj faktit se ndjenjat dhe qëndrimet ndryshojnë, se diçka mund të jetë e përshtatshme në një kontekst dhe e rëndë në kontekstin tjetër, por që të dyja duhet të justifikohen sa më mirë që të jetë e mundur. Pra filozofia pa veprim mbetet gjithnjë vetëm si praktikë! Ai është ithëtar i asaj se të gjithë duhet të përpiqemi të pranojmë se i gjithë planeti është një sistem i gjallë që kërkon kujdesin tonë dhe se ky mirëkuptim duhet të karakterizojë veprimet tona lokale dhe stilin tonë të jetesës krejtësisht personale, mendon filozofi! Filozofi ynë para së gjithash mbahen mend me filozofinë popullore, kur njerëzit e kuptojnë, sepse pyetjet themelore në filozofi janë universale! Ky, në qendër të vëmendjes e vuri marrëdhënjen e njeriut me natyrën, me pyetjen se për cilat vlera themelore mund të biem dakord. Përfshirja e tij në çështjet mjedisore e bëri atë të njohur jashtë qarqeve akademike se sa mbrenda! Ishte pjesmarrja e tij në fushatën MARDØLA në 1979. (Ishte një aksion i madhë mosbindje civile në Norvegji për ujvarën më të bukur, të cilës deshtën ti i ndërrojnë kahjen për të furnizua me ujë një termocentral)! Është një film dokumentar për këtë protestë! Filozifi Arne Næss të magjeps me skepticizmin që ai e shprehë ndaj dogmave dhe të vërtetave të transmetuara në të “vërteta të kamufluara”! Ky mban një qëndrim të zellshëm analitik ndaj gjithëçkaje dhe të gjithëve, si dhe mënyrës së drejtëpërdrejtë të përcjelljes së pyetjeve të vështira si të vërteta! “Mos merrni asgjë si të mirëqenë dhe mos mendo se e di se çfarë do të thuash kur thua se është e vërtetë”! “Sqaroni konceptet tuaja dhe përpiquni të renditni vlerat tuaja në një hierarki”! Peisazhi i pasur intelektual i filozofit Næss, sqaron dhe ndihmon për të përcaktuar se si filozofia duhet kuptuar në të ardhmen dhe në çfarë mënyre mund të ketë një kuptim në jetën personale të individit!Tekstin e përshtati; Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

12 shenja që tregojnë se po e urreni punën

Story i radhës

Media serbe pa fije turpi mbron vandalizmin serb dhe sulmon UEFA-n për Kosovën: Shqiptarët jetojnë jetën e tyre!

Të fundit nga