Inflacioni në SHBA arrin normën më të lartë që nga viti 1981

April 17, 2022
1 minut lexim

Departamenti amerikan i Punës ka njoftuar se ҫmimet në Shtetet e Bashkuara u rritën me normat më të larta që nga viti 1981 me plot 8.5 për qind deri në fund të muajit mars, pasi agresioni rus në Ukrainë ka rritur kostot e energjisë.

Shifra e fundit e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) vjen pasi u rrit me 7.9 për qind deri në muajin shkurt, ritmi më i shpejtë i inflacionit vjetor në 40 vitet e fundit.

I nxitur nga problemet e vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit, nga rritja e madhe e kërkesës dhe e çmimeve të energjisë, inflacioni tani është në nivele të panjohura për SHBA-në që kur Ronald Reagan mori Shtëpinë e Bardhë nga Jimmy Carter.

Rritjet e çmimeve kanë prekur kostot e qirasë, të gazit dhe të ushqimeve dhe po sjellin shumë vështirësi për amerikanët me të ardhura më të ulëta.

Rritja e çmimeve të gazit është shkaktari kryesor i inflacionit. Indeksi i benzinës u rrit me 18.3 për qind në muajin mars dhe përbën më shumë se gjysmën e rritjes mujore të të gjithë artikujve. Indeksi i ushqimit u rrit me 1 për qind në mars krahasuar me shkurtin dhe me 8.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi përpara daljes së raportit se priste që shifrat nuk do të ishin pozitive. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga sot devijon lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe

Story i radhës

Dafina Zeqiri publikon hitin e radhës

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë