​Inflacioni në Kroaci mund të arrijë 9% këtë vit

Inflacioni në Kroaci mund të arrijë rreth nëntë për qind këtë vit, që është më shumë se parashikimi aktual i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej gjashtë për qind.

Kështu tha guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate Boris Vujçiq në konferencën “Eurotransformimi i Kroacisë”. 

Ai theksoi se presionet inflacioniste po rriten nga muaji në muaj, veçanërisht me çmimet e ushqimeve, duke shtuar se bota, përfshirë Kroacinë, po përballet me presionet e para më të larta të inflacionit në shumë vite.

“Pushtimi i Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë kanë përkeqësuar pritjet globale për rritjen globale dhe inflacionin”, tha ai, duke vënë në dukje megjithatë se rritja e çmimeve ishte vërejtur para luftës në Ukrainë.

Ai shtoi se rishikimi i projeksionit të inflacionit në rritje është kryesisht rezultat i rritjes së çmimeve të naftës dhe lëndëve të para, prandaj presionet e inflacionit mbeten të forta. 

Më parë në prill, Banka Kombëtare Kroate rishikoi vlerësimin e saj për normën mesatare të inflacionit të këtij viti në 5.2 për qind, pas 2.6 për qind në 2021.

Vujçiq tha gjithashtu se ritmi i rritjes së PBB-së së Kroacisë këtë vit do të jetë më i lartë se 2.7 për qind, siç parashikojnë ekspertët e FMN-së. 

Ai po ashtu theksoi se çmimet e mallrave të importuara po rriten më shpejt se çmimet e eksportit, për çka po përkeqësohen kushtet e shkëmbimit tregtar, gjë që rrit deficitin e jashtëm tregtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fiorentina shmang humbjen me 10 lojtarë

Story i radhës

Muhamed Zekiri është dërguar për mjekim në Klinikën Infektive

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish