​Inflacioni në Austri në nivelin më të lartë që nga viti 1984

February 2, 2022
1 minut lexim

Instituti Statistics Austria ka bërë të ditur se inflacioni i çmimeve të konsumit në Austri është rritur në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 1984.

Sipas vlerësimeve të institutit, çmimet e konsumit u rritën 5,1 për qind.

“Rritja e çmimeve të karburantit në baza vjetore ishte disi më pak e theksuar në janar 2022 sesa në muajin e mëparshëm, por vazhdoi të nxiste inflacionin”, tha Tobias Thomas, drejtor i përgjithshëm i ‘Statistics Austria’.

Masa e BE-së e indeksit të harmonizuar e çmimeve të konsumit, ose HICP, u rrit me 4,6 për qind, raporton atsh.

Në baza mujore, çmimet e konsumit mbetën të pandryshuara në janar dhe HICP u rrit 0,1 për qind.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse dikush do bashkimin e Luginës me Kosovën, të thirren në referendumin 1 dhe 2 marsit 1992

Story i radhës

Pse po humbisni talentët shkaku i konkurrencës?

Të fundit nga

ShkoLartë