Pse po humbisni talentët shkaku i konkurrencës?

min lexim

A po bëni disa nga këto gabime gjatë procesit tuaj të punësimit?

Punësimi është më konkurrues se kurrë për shkak se kompanitë e mëdha luftojnë me bizneset fillestare dhe me ato të vogla për punonjësit më të mirë. Të gjithë dëshirojnë të tërheqin të rinjtë me aftësitë më të reja dhe më të mira, por jo çdo biznes ka buxhetin për të mundur konkurrencën.

Ju do të befasoheni kur të mësoni se paga nuk është faktori i vetëm përcaktues për ata që kërkojnë punë. Pavarësisht përpjekjeve tuaja më të mira, ju mund të largoni kandidatët gjatë procesit të intervistës, nëse jo më parë. Edhe pasi të keni punësuar dikë, punonjësit tuaj mund të largohen dhe të punësohen në biznese tjera të cilët po kërkojnë talente si të tyret. Këtu janë disa nga arsyet se pse konkurrentët mund të jenë duke ju marrë punonjësit potencialë.

Paga juaj

Edhe pse kërkuesit e punës marrin tjera gjëra në konsideratë kur zgjedhin një punë, paga juaj e shpallur menjëherë do të ngushtojë numrin e kandidatëve. Sigurohuni se paga juaj është në vijë me mesataret e zonës së vendit para se të shpallni kërkesën për punë. Nëse rregullisht punësoni për një pozitë, sigurohuni se po paguani në linjë të duhur për atë pozitë dhe lokacion, për shkak se pagat mund të ndryshojnë nga viti në vit.

Pyetjet tuaja të marra

Shumë biznese kanë filluar të bëjnë pyetje të çuditshme për të parë se si përgjigjen kandidatët. Fatkeqësisht, kjo taktikë mund të jetë e dëmshme, veçanërisht tani kur kandidatët mund të shpërndajnë këtë informacion në faqe si Glassdoor. Shmangni pyetjet të cilat humbasin kohën gjatë intervistës dhe fokusoheni në pyetje të llojit të shprehive të cilat ju ndihmojnë të vendosni nëse ai kandidat është i duhuri.

Kultura juaj e vjetruar

Të diplomuar të rinj hyjnë në fuqinë punëtore çdo vit, të gjithë duke sjellë pritshmëri të reja se si duhet të jetë kultura në punë. Kjo nuk do të thotë të pajisni zyrën tuaj me tavolina ping-pongu. Por, fokusohuni se çdo punonjës ka një investim emocional në punën që ai ose ajo e bën duke e bërë qëllimin tuaj të qartë për gjithkënd që e intervistoni dhe punësoni. Sigurohuni se punonjësit tuaj kanë një ndjenjë kënaqësie dhe mirëqenie gjithashtu edhe një vizion të përbashkët të cilin iu keni ndihmuar t’a kuptojnë.

Orari juaj i pandryshueshëm

Nëse ende i detyroni të punojnë nga 9-5, nuk keni nevojë të shikoni më tutje se pse nuk mund të fitoni talentët më të mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë të cilët kanë shprehur një preferencë për fleksibilitet në punë. Kjo përfshin të zgjedhin punë me orë fleksibile, gjithashtu edhe të jenë në gjendje të punojnë nga shtëpia. Provoni të gjeni një kompromis në mes të orarit të strukturuar të cilin mund t’a preferoni dhe lirinë që punonjësit tuaj dëshirojnë.

Përfitimet tuaja të dobëta

Nëse pakoja juaj e përfitimeve nuk konkurron me punëdhënësit tjerë në zonën tuaj, ju mund të humbisni kandidadët për këtë arsye. Sipas sondazhit të Monster.com, sigurimi shëndetësor është përfitimi më i famshëm, së bashku me kohën e pushimit dhe rritjet e rregullta të pagës. Nëse ofroni këto përfitime, sigurohuni që i përmendni ato në shpallje dhe në intervistë të punës, gjithashtu edhe kursimet e pensionit të cilat i ofroni.

Vlerësimet tuaja negative online

Punëdhënësit mund të kërkojnë kandidatët online, por kjo funksionon në të dyja anët. Thjeshtë shtypja e emrit të një biznesi do ta dërgojë dikë në vlerësime online të atij biznesi. Disa kompani madje kanë vlerësime për procesin e tyre të intervistimit. Kushtojini vëmendje se çfarë po thonë njerëzit për kompaninë tuaj dhe provoni t’i mbani ato vlerësime sa më pozitive që është e mundur.

Mungesa juaj e investimit në punonjës

Përveç pamundësisë së punësimit të punonjësve të rinj, shumë biznese kanë problem në mbajtjen e punonjësve që tashmë kanë. Njerëzit largohen për shkak të problemeve me pagë, por gjithashtu mund të kalojnë tek një konkurrent për shkak se nuk shohin një të ardhme në kompaninë tuaj. Nëse punësoni nga jashtë në vend se të promovoni nga brenda ose nuk investoni në trajnimin e punonjësve tuaj, ju mund të keni problem në mbajtjen e punonjësve.

Stili juaj i dobët i menaxhimit

Menaxhimi i dobët dërgon në ndryshime të mëdha të stafit, gjithashtu edhe në fjalë të këqija të cilat largojnë kandidatët nga aplikimi kur bëni shpallje pune. Merrni në konsideratë nëse jeni të angazhuar në shprehi të dëmshme të cilat po dëmtojnë ambientin tuaj të punës dhe të cilat po mbajnë gjendjen morale të punonjësve të ulët.

Nëse keni problem në fitimin dhe mbajtjen e punonjësve, praktikat tuaja të punësimit dhe menaxhimit mund të kenë nevojë për ndryshime. Merrni në konsideratë ndryshimin e pyetjeve tuaja të intervistës, shprehjet në shpalljet e punës, dhe stilin e punës që ju e prisni nga punonjësit tuaj për të tërhequr profesionistët me aftësi më të larta në industrinë tuaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Inflacioni në Austri në nivelin më të lartë që nga viti 1984

Story i radhës

Muriqi pritet të debutojë sot me Mallorcan

Të fundit nga