Industria e qumështit në rrezik falimenti, shkak kostot e larta të lëndës së parë, çmimi i energjisë dhe naftës

March 4, 2022
1 minut lexim

Krahas produkteve të tjera edhe çmimi i qumështit është rritur ditët e fundit. Një litër kushton 20 lekë më tepër.

Arsyet e shtrenjtimit lidhen me kostot e larta me të cilat po përballet Industria e Përpunimit të Qumështit në Shqipëri.

“Lënda e parë në Shqipëri,pra qumështi del  me një kosto shumë të lartë, për arsye sepse fermerit shqiptar i janë rritur  të gjitha lëndët e para ushqyese për blegtorinë. Kemi faktin se i është rritur  energjia elektrike. Rasti më i mirë është se kemi dyfishim të kostove të energjisë elektrike, ndërsa rasti më i keq kemi dhe trefishim. Kjo kosto është direkt mbi produktin final që do të çojmë te konsumatori.”

Pikërisht për këto arsye dhe mungesën e politikave mbështetëse nga qeveria kjo industri ndodhet në vështirësi dhe rrezikon falimentin.

“Ne rrezikojmë që nëse kostot janë të papërballueshme të kemi një faliment të industrisë së përpunimit të qumështit. Rritja e kostove do të bëjë që ne të jemi të pakonkurrueshëm me produktet e importit.”

Për të mos shtuar më tepër barrën e kostove të kompanive vendase Donjaldo Hoxha nga Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit bën me dije se i është kërkuar qeverisë heqja e akcizës së gazit 6 lekë për litër që do të hyjë në fuqi korrikun e këtij viti.

“Të gjitha kaldajat tona që bëjnë përpunimin e lëndës së parë pra ngrohjen e qumështit janë të gjitha me gaz. Dhe vendosja e një akcize të re nga qeveria do ta rëndonte shumë.”

Më herët industria ka kërkuar që skema kombëtare për subvencionet në blegtori të jetë e orientuar mbi bazë prodhimi për litër qumësht, ashtu siç po zbatohen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

52 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Story i radhës

Ja sa civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë