Industria cloud vazhdon rritjen me ritme të shpejta

February 8, 2022
1 minut lexim

Industria e infrastrukturës cloud vazhdon të rritet me ritme rekord. Gjatë vitit të kaluar më shumë se 50 miliardë dollarë u shtuan në këtë sektor duke rritur nga 129 miliardë në 178 miliardë sipas të dhënave të Synergy Research.

Krahasuar me një vit më parë tregu u rrit me 36%. Microsoft dhe Google janë rritur me ritme më të shpejta me rreth 45% ndërsa Amazon me nën 40%.

Të ardhurat e kompanive ishin 17 miliardë dollarë nga Amazon, 10 miliardë nga Microsoft dhe 5 miliardë nga Google.

Pjesët e tregut thuajse kanë qëndruar të pandryshuara. Amazon udhëheq me 33% të tregut, ndjekur nga Microsoft me 21% dhe Google me 10%.

Pjesa e tregut e Amazon thuajse ka qëndruar e pandryshuar përgjatë viteve, ndërsa Google dhe Microsoft vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme.

Vetëm 4.5 vite më parë Microsoft kishte 4.5% të tregut. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Furkan Saliu kontra Taravarit: Të mos diskriminohen fëmijët “e ndryshëm” nga ne!

Story i radhës

Suedia heq kufizimet për të huajt

Të fundit nga

ShkoLartë