Furkan Saliu kontra Taravarit: Të mos diskriminohen fëmijët “e ndryshëm” nga ne!

Gazetari i KlanTV Maqedoni Furkan Saliu reagoi kundër Kryetarit të komunës së Gostivarit Arben Taravarit i cili akuzoi Ëmblën e vogël edhe për sëmundje tjera, Saliu i reagoi në një postim në rrjetin e tij social në facebook ku shënoi.

“ Qëllimi i vetëm i inicimit të temës “Ëmbla” ka qenë që fëmijët që janë pak më të veçantë se të tjerët, mos të diskriminohen për shkak se janë më të ndryshëm se tjerët. Qëllimi asnjëherë nuk ka qenë demonizimi i prindërve që e kanë nënshkruar peticionin, apo demonizimi i drejtorit.

Sot, Kryetari i Gostivarit nxori në opinion disa pohime që ne i dëgjuam. Insistuam që të ndalen edhe prindërit që u nënshkruan në atë peticion që ta dëgjojmë edhe versionin e tyre, por ata refuzuan të dalin para kamerave.

Prononcimin e Z. Taravarit e kishte dëgjuar edhe babai i Ëmblës, Z. Ilir Ademi dhe menjëherë u përgjigj.

Ne si gazetarë nuk jemi këtu që të gjykojmë dikë, prandaj vlerësimin bëjeni vet.“

#ëmbëldrejtndryshimit

Story i mëparshëm

Ja se si merr fund kriza e Ukrainës

Story i radhës

Industria cloud vazhdon rritjen me ritme të shpejta

Të fundit nga